Connect with Us

Kreshnik Spahiu: Rama në SHBA për t’u larguar nga pushteti

Aktualitet

Kreshnik Spahiu: Rama në SHBA për t’u larguar nga pushteti

Publikuar

-

Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka deklaruar se vizita e Kryeministrit Edi Rama në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është një sinjal për largimin e qeverisë nga pushteti. I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” të gazetarit Arian Çani, Spahiu tha se ftesa e SHBA-së është një këmbanë alarmi për keqqeverisjen e Ramës. Kreu i AK-së dha dy shpjegime kryesore lidhur me largimin e kësaj qeverie. Spahiu tha se Rama do bjerë nga pushteti ose me zgjedhje të parakohshme ose me një rebelim të popullit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Sipas tij, largimi i Ramës është i pashmangshëm.

LEXO EDHE:  Subvescionet per fermeret/220 milionë dollarë shkojnë tek 11 miqtë e Edi Ramës, dhe për shpenzime luksi

Kreu i AK-së foli gjithashtu edhe për situatën brenda kampit të majtë. Ai tha se Rama e ka hipotekuar Partinë Socialiste, ndërsa shtoi se askush brenda PS-së nuk guxon t’a kundërshtojë.

“Rama e ka hipotekaur PS-në, do t’a trashëgojë brez pa brezi.  Ai do t’ia lejë kujt të dojë. Edi Rama si kryeminsitër mund të iki pas një ditë apo një muaji, po nuk mund të ikë si kryetar  partie. Ai nuk donte të krijonte precedent. Të guxojë njeri ta kundërshtojë brenda PS”, tha Spahiu.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Anëtar i bandës së Cërrikut që vranë gardistët në 1997/ Esktradohet nga Greqia Bashkim Buzani

Publikuar

-

Nga

Nga Zyra Qendrore Interpol Tirana është  krye ekstradimi nga Greqia drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Bashkim Buzani, 50 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në bazë të vendimit të vitit 2005, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, e cila e ka dënuar me 20 vjet burg, për veprat penale “Organizatë kriminale” në formën e pjesëmarrjes në organizatë kriminale, “Vjedhja me armë” dhe “Vjedhja” kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas, më datë 04.04.2005, është arrestuar në Greqi, për llogari të autoriteteve greke, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe Gjykatë a Apelit Selanik, me vendimin e datës 12.10.2005, e ka dënuar me 16 vjet burg.

Pas kryerje së dënimit për llogari të autoriteteve të drejtësisë greke u bë ekstradimi i tij drejt vendit tonë.

LEXO EDHE:  Kur do të vijnë vaksinat në Shqipëri?/ Fico: Këtë s’e dinë as SHBA e Gjermania!

LEXO EDHE:  Nga “kecat” e Idrizit te “faqorja” e Dash Shehit'/ Rama tallet me kandidatët e opozitës

 Rrethanat e ngjarjes

Sipas Policisë, në trazirat e marsit të vitit 1997, Bashkim Buzani ka qenë anëtar i një bande të armatosur.

Fillimisht ky grup u krijua nga një grup i armatosur personash në lagjen nr.3 në Cërrik, me qëllim mbrojtjen e tyre nga një bandë tjetër.

Më pas, me kalimin e kohës, duke marrë tiparet e një grupi të strukturuar kriminal prej shumë vitesh, anëtarët e grupit kryenin vepra të ndryshme si vrasje dhe grabitje me armë.

Ky grup grabiste dhunshëm furgonat me refugjatë që vinin nga Kapshtica, duke zbritur në tokë refugjatët, të cilët i rrihnin dhe i poshtëronin.

Gjithashtu, shtetasi Bashkim Buzani, në bashkëpunim me anëtarë të tjerë të grupit, ka grabitur disa banesa dhe lokale të ndryshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

ILD kërkon masë displinore ndaj gjyqtarit Hektor Sinanaj/ KLGJ vihet në lëvizje

Publikuar

-

Nga

Arrestimi i gjyqtares Enkelejda Hoxha/ Reagon KLGJ

Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi të mërkurën të pranojë kërkesën e Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë për shqyrtimin në seancë dëgjimore të kërkesës për vendosjen e një mase disiplinore ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, Hektor Sinanaj.

Sipas ILD-së në vitin 2017 dhe 2018, ndaj magjistratit janë bërë dy ankesa – nga institucioni financiar NOA sha dhe Bannka Kombëtare Tregare, për refuzimin e urdhërave të ekzekutimit të kredive në kundërshtim me ligjin.

Kërkesa e ILD-së për fillimin e procedimit disiplinor është depozituar në KLGJ me 30 korrik. Sipas ILD-së nga hetimi janë indetifikuar 7 raste kur gjyqtari nuk ka lëshuar urdhëra ekzekutimi në favor të insitucionit financiar NOA dhe në 2 raste ndaj BKT-së.

Gjyqtari Hektori Sinanj ka në karrierë 20 vjeçare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë ku është emëruar në vitin 2000.

Në relacionin e paraqitur përpara KLGJ, ILD thekson së gjyqtari Hektor Sinanaj ka shqyrtuar 7 kërkesa për urdhër ekzekutimi nga shoqëria financiare NOA Sha, të cilat i ka refuzuar me argumentin se kontrata e kredimarrjes nuk është firmosur përpara noterit dhe nuk përbën titull ekezkutiv. Tre nga kërkesat janë apeluar në Gjykatën e Apelit Vlorës, e cila e ka përmbysur vendimmarjen e magjistratit Sinanaj.

LEXO EDHE:  Maska me detyrim edhe në ambiente të jashtme/ Basha “kryqëzon” Ramën

Sipas Reportere.al, i njëjti gjyqtar ka shqyrtuar tre kërkesa për urdhër ekzekutimi nga Banka Kombëtare Tregtare, duke refuzuar dy prej tyre me arsyetimin së nuk përbëjnë titull ekzekutiv. Të dy vendimet janë apeluar dhe janë përmbysuar nga Gjykata e Apelit Vlorë.

LEXO EDHE:  Taulant Balla me armë në komisariat?/ Reagon kryeministri

Sipas ILD-së vendimet e Sinanajt se kontratat e kredisë nuk përbëjnë titull ekzekutiv janë hedhur poshtë në të gjitha rastet nga Gjykata e Apelit Vlorë, nga dy trupa të ndryshme gjyqësore, çfarë sipas Inspektoriatit tregon se interpretimi i ligjit nga ana e tij ka qenë i gabuar.

Pavarësisht se Inspektoriati ka indetifikuar 12 raste me shkelje të dyshuara procedurale nga magjistrati, ILD ka kërkuar vetëm vlerësimin e 5 prej tyre në procedim, për shkak se për të tjerat ka kaluar afati 5-vjeçar i parashkrimit.

Unanimisht KLGJ vendosi që seanca dëgjimore për shqyrtimin e procedimit penal ndaj gjyqtarit Hektor Sinanaj të mbahet me 16 shtator në orën 13:00./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Euro nuk e ndal rënien/ Zbret në nivelin më të ulët nga shtatori 2019

Publikuar

-

Nga

Monedha e përbashkët nuk po e ndal rënien në tregun vendas, e ndikuar nga efektet sezonale që ushtrojnë presion për nënçmimin e saj gjithnjë në gjysmën e parë të muajit gusht.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 121.47 lekë, duke rënë me 0.03 lekë në raport me ditën e mëparshme. Që nga fillimi i javës, monedha e përbashkët është nënçmuar me gati 0.2 lekë.

Ky është niveli më i ulët që nga shtatori 2019, kur euro këmbehej me 121.44 lekë. Në verë të 2019-s, euro zbriti nën 121 lekë për herë të parë në 11 vite.

Arsyet e rënies se monedhës së përbashkët krahas efekteve sezonale si rrjedhojë e prurjeve të turistëve dhe emigrantëve, sipas aktorëve të tregut lidhen edhe me flukset e larta të valutës informale që hyjnë në vend. Në kahun tjetër kërkesa për valutë dhe tërheqja e saj nga bizneset mbetet në nivele shumë të ulëta.

LEXO EDHE:  Rama: Jemi e para qeveri që po lufton drogën

Edhe në bursat ndërkombëtare euro ka qenë e dobët. Ditën e sotme një euro u këmbye me 1.185 dollarë niveli më i ulët në gati dy muaj, si rrjedhojë e pasigurive që qëndrojnë në ekonomi nga një valë e re e infeksioneve.

LEXO EDHE:  Rama: Jemi e para qeveri që po lufton drogën

Edhe në tregun e brendshëm dollari ishte me rritje sot, duke u këmbyer me 102.45 lekë, ose 0.21 lekë më shumë se një ditë më parë.

Euro është këmbyer mesatarisht me 122.8 lekë, për periudhën janar- 4 gusht, nga 123.7 lekë në të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe 123.5 lekë në janar-gusht 2019./Monitor

LEXO TE PLOTE