LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sulmet terroriste/ Rama: Dobësia e Evropës, krijimi i një sistemi të inteligjencës

24 Mars 2016, 19:39, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama është shprehur se dobësia e Evopërs është krijimi i një sistemi inteligjence lidhur me mbrojtjen ndaj sulmeve terroriste. I ftuar në emisionin “Zululand” të gazetarit Mustafa Nano, Rama është shprehur se duhet sistem i përbashkët mbrojtje e sigurie nga shtetet evropiane. “Kjo është dobësia e Europës për të krijuar një sistem inteligjence, për të bërë të mundur që një person që orkestroi atë që ndodhi në Francë, të mos kalojë kufijtë e më pas të kapet në Bruksel. Ky person del në një vend i skeduar dhe në një vend tjetër i pa skeduar. Duhet sistem i përbashkët mbrojtje e sigurie. Nuk kemi një provë që mbyllja e kufijve do të rrisë sigurinë, nuk kemi një provë që cedimi i privatësisë sjell rritje të sigurisë. Kjo e terrorizmit nga njëra anë dhe emigrantët nga krahu tjetër”.

?Unë patjetër që kam besuar në BE, dhe besojë tek projekti që kanë themeluar etrit e BE. Të thuash sot që Europa nuk funksionon thua një të vërtetë, të thuash këtë se projekti është i paplotë apo ka çalime të tjera, është një zgjidhje. Unë mendoj se është projekt i paplotë. Duhet të kemi një pamje të thjeshtë e të qartë të botës myslimane. Ajo është rreth diçka më shumë se 1.5 miliard njerëz dhe nga këta, 150 milion janë pjesë e botës myslimane. Pra, 10 % që ka një lexim pa mundësi interpretimi apo leje leximi të kuranit, janë vetëm 150 mijë e botës myslimane që përbëjnë rrezik potencial. Pra në thelb vetëm 1% e botës myslimanë shkakton rrezik. Dhe ky 1 % nuk mund të cënojë botën e tërë myslimane?, ka shtuar Rama.

Lajmet e fundit nga