LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Raporti/ Tatimet pengojnë KLSH-në për auditimin e sistemit të vlerësimit të riskut

24 Mars 2016, 17:15, Aktualitet CNA

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, institucioni që drejtohet nga Briseida Shehaj ka penguar Kontrollin e Lartë të  Shtetit të auditojë sistemin e vlerësimit të riskut dhe IT. Lajmi është njoftuar nga raporti zyrtar që ka KLSH ka formuluar pas kontrollit ne ketë institucion.

?Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nuk pranoi të vërë në dispozicion të auditimit kontratën e projektit e-taxation dhe dokumentet shoqëruese të implementimit të sistemit e-taxation gjatë vitit 2014 me argumentin se kontrata është nënshkruar përpara periudhës së auditimit dhe se prokurimi i fondeve për këtë kontratë nuk është kryer nga DPT?, thuhet në raportin e kontrollit që është ushtruar gjatë vitit që shkoi në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

Mosvënia në dispozicion të dokumentacionit të kërkuar për qëllim të auditmit (kontrata e projektit e-taxation dhe dokumentet shoqëruese të implementimit të sistemit e-taxation), ka sjellë për pasojë pamundësinë e KLSH për ushtrimin e plotë të auditimit mbi sistemin e vlerësimit të riskut dhe IT, si dhe të vlerësimit të përputhshmërisë së veprimtarisë së DPT me termat dhe kushtet e kontratës së projektit e-taxation gjatë procesit të implementimit në periudhën 2013-2014, sqarojnë më tej kontrollorët e KLSH.

Gjatë kontrollit KLSH ka vërejtur se zërat kryesorë të të ardhurave tatimore si tatimi mbi vlerën e shtuar dhe tatimi mbi fitimin rezultojnë me mos realizim dhe i ka rekomanduar administratës tatimore të analizojë me kujdes faktorët operacional duke vlerësuar mbi një metodologji të kujdesshme aktivitetet me risk të lartë për të adresuar kontrolle tatimore.

KLSH ka raportuar se për periudhën e auditimit u konstatuan se janë punësuar 70 punonjës të rinj të cilët jo në të gjitha rastet plotësojnë kriteret për pozicionet në të cilat janë punësuar. ?U konstatuan procedura fiktive konkurimi duke kompromentuar rezultatet fituese të këtyre pozicioneve. Nga të dhënat e thesarit konstatojmë se vetëm gjatë vitit 2014, janë paguar rreth 402 milionë lekë për vendimet gjyqësore të largimeve të padrejta nga puna duke rënduar në këtë mënyrë buxhetin e institucionit?, thuhet në raport.

Lajmet e fundit nga