LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Presidenti Obama mbyll vizitën në Argjentinë

24 Mars 2016, 22:45, Kosova & Bota CNA

Presidenti Barack Obama përmbyll vizitën dyditore në Argjentinë ditën e sotme, e cila përkon me datën e një grushti shteti të 40 vjetëve më parë dhe të mbështetur në atë kohë nga Shtetet e Bashkuara. Presidenti Obama do të vizitojë edhe një memorial për viktimat e diktaturës brutale të Argjentinës.

 

Kundërshtarë të vizitës mbajtën dje protesta. Në të kaluarën, ka patur thirrje që Shtetet e Bashkuara të kërkojnë ndjesë publikisht për mbështetjen e regjimit ushtarak.

Gjatë një darke shtetërore të organizuar mbrëmë nga presidenti i ri argjentinas, Mauricio Macri, zoti Obama theksoi rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve me Argjentinën:

?Ndodhem këtu në Buenos Aires sepse bota e ka vënë re dëshirën e Presidentit Macri për ta riangazhuar Argjentinën me komunitetin botëror dhe që ajo të rifitojë rolin që ka luajtur historikisht. E mirëpresim shumë këtë gjë.?

Pjesë e diplomacisë së zotit Obama ishte edhe një tango, kur së bashku me të shoqen, Michelle, kërcyen nën tingujt e vallëzimit kombëtar argjentinas.

Zoti Obama mbërriti në Argjentinë nga Kuba, ku ai bëri vizitën e parë të një presidenti amerikan pas 90 vitesh. Gjatë vizitës, zoti Obama përsëriti thirrjen ndaj Kongresit amerikan për të hequr embargon e vendosur ndaj Kubës prej dekadash./VOA

22:50 Kosova & Bota

Udhëtim pa pengesa

Fund i detyrimit për vizë për në hapësirën e Shengenit: Turq...

Lajmet e fundit nga