LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sokol Balla: Ben Blushi të veprojë!

23 Mars 2016, 20:08, Aktualitet CNA

?Referendum synon të mundë psikologjikisht Blushin dhe ta detyrojë atë, që të mos marrë pjesë në fushatën paraprake brenda partisë. Ashtu siç edhe në fakt ndodhi: ai e quajti të pavlefshëm këtë referendum që ditën e shtunë.

 Duke paralajmëruar indiferencën e tij ndaj këtij procesi, i cili në këto kushte mund të thuhet që sot, sesi do ta ketë rezultatin.

Por nëse Blushi do të reagonte ndryshe, gjërat mund të mos jenë njëlloj. Njësoj sikur një partner që ka humbur besimin te partnerja e tij dhe kjo e fundit i thotë: ?Po ja o zemër, a do ta shohësh celularin vetë??. Ky është momenti psikologjik që partneri thyhet dhe zakonisht thotë: ?Jo jo s?ka nevojë?. Këtë bëri Blushi të shtunën. U dorëzua. Po sikur partneri të përgjigjej: ?Ok, ma jep ta shoh celularin?? sigurisht që këtu drama mund të marrë një drejtim tjetër. Këtë duhet të bëjë Blushi sot. Të pranojë garën siç e ofrojnë rregullat e Ramës, por të luftojë ta mundë me rregullat e tij.

Edhe nëse nuk e mund dot, të paktën ai vetë, edhe Rama dhe ne të tjerët do të dimë sesa peshë ka ai në PS realisht. Nëse tërhiqet vërtet mund të justifikohet e thotë se s?mund të gjykohet një garë ku ai nuk mori pjesë, por në këto kushte ai nuk do të ishte i besueshëm.

Sepse Ben Blushi është justifikuar edhe më parë. E ka bërë në 2009, apo në 2011. Eshtë justifikuar edhe pse heshti në 2013. Tani është radha të veprojë. Përndryshe duhet të kënaqet me komplimentet që i bëjmë për librat e tij.

Perfshirë edhe këtë të fundit. Pamfletin e tij politik të majtë, një libër me ide politike që e majta moderne sot i ka tezat e saj. Ashtu siç thotë edhe D?Alema: për ndalimin e masave te osteritetit, për investime publike, për përkrahje sociale. Por D?Alema është në pension politik. Blushi akoma jo. Të paktën në këtë pikë, një vit para zgjedhjeve të ardhshme, këtë ai e ka akoma vetë në dorë?.

Lajmet e fundit nga