LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pas shpërthimeve në Bruksel

23 Mars 2016, 22:55, Aktualitet CNA

Një ditë pas shpërthimeve në kryeqytetin belg, reagimet janë të shumta nga të gjitha sferat e shoqërisë evropiane. Bashkimi Evropian ka ulur flamujtë në gjysëm shtizë ndërsa Papa Françesku bërit thirrje për bashkim.

Papa Françesku bëri sot thirrje që bota të bashkohet në denoncimin e sulmeve në Bruksel, duke thënë se përsonat përgjegjës për gjakderdhjen ishin vërbuar nga fondamentalizmi mizor. Siguria ishte e madhe në Vatikan ndërsa mijëra njerëz ishin mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit.

?Ju bëj thirrje që t?i lutemi Zotit gjatë kësaj jave të shenjtë, për ngushëlluar zemrat e pikëlluara dhe për të tjetërsuar zemrat e atyre që janë verbuar nga fondamentalizmi mizor,? tha ati i shenjtë.

Ndërkohë në Bruksel, flamujtë e Bashkimit Evropian u ulën në gjysëm shtizë një ditë pas shpërthimeve të përgjashkshme.

Udhëheqës belgë dhe të Bashkimit Evropian mbajtën një munutë heshtje të mërkurën për viktimat e shpërthimeve. Mbreti belg Filipe dhe mbretëresha Mathilde ju bashkuan Presidentit të Komisionit të Bashkimit Evropian Jean-Claude Juncker, kryeministrit francez Manuel Valls si dhe shumë udhëheqësve të tjerë belgë dhe evropianë, për të nderuar vikimat.

Ndërkohë, në anën tjetër të kufirit, gazetat franceze shprehnin gjendjen e shokut që përjetonte shteti fqinj.  Parizienët që u përballët me të njëjtin realitet nëntorin e shkuar mes dhimbjes shprehin edhe forcën kundër frikës.

 ?Më shumë zemërim sesa ankth. Nuk jam e frikësuar dhe jetoj në Paris e shkoj  edhe në Bataclan sikurse kam bërë edhe më parë. Jo ankth por më shumë zemërim dhe dëshirë t?u tregojmë atyre se ne jemi ata që do të fitojmë,?thotë Laura, banore e Parisit.

Ndërkohë mbrëmë në Belgjikë, qindra njerëz u mblodhën në Place de la Bourse në Brukselin qendror. Ata mbanin qirinj dhe lule në nderim të viktimave.   Joki Nigs është banor i Brukselit:

?Pas muajit të kaluar mendoj se nuk kemi qënë të përgatitur si duhet. Ende është e pabesueshme dhe kurr nuk kam besuar se do të ndodhte një gjë e tillë këtu në Bruksel, por ka ndodhur.? /VOA

Lajmet e fundit nga