LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shpërthimet në Bruksel/ Bien aksionet dhe rritet ari

22 Mars 2016, 17:08, Aktualitet CNA

Bursat europiane ranë të martën dhe asetet që konsiderohen të sigurta, si ari dhe obligacionet qeveritare u rritën, pas dy shpërthimeve në aeroportin e Brukselit dhe dy metor që shkaktuan rreth 34 të vdekur dhe mbi 200 të plagosur. Aksionet e sektorit të udhëtimit, përfshirë kompanitë ajrore dhe hotelet shënuan rënien më të madhe.

Shkaku i shërthimeve është i panjohur, por ato ndodhën katër ditë pas arrestimit në Bruksel të një të dyshuari për pjesmarrje në sulmet e nëntorit në Paris, ku u vranë 130 persona. Policia belge ka qenë në gatishmëri për çdo kundërveprim. ?Çdo ngjarje e ngjashme me atë që ne po shohim në Bruksel këtë mëngjes do të ndikojë në besimin e investitorëve dhe oreksin për rrezik,? tha Michael Hewson, analist në CMC Markets në Londër.

?Duke pasur parasysh që po vijnë pushimet e Pashkëve, njerëzit do të hezitojnë të hedhin më shumë para në tregjet e aksioneve. Madje mund ti tërheqin paratë,? tha ai. Indeksi STOXX Europe 600 i udhëtimeve dhe argëtimit ra me 2.2%. Aksionet në kompanitë më të mëdha ajrore ranë me 4% dhe kompania e hoteleve Accor ra 4.1%. Ari u rrit më shumë se 1% në $1,257 për onz./Monitor

Lajmet e fundit nga