LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjykata konfiskon pasurinë e Kastriot Ismailajt

22 Mars 2016, 17:39, Aktualitet CNA

Sipas Prokurorisë, në bazë të ligjit Antimafia, këto asete duhet të konfiskohen dhe t?i kalojnë shtetit. Gjatë gjithë procesit gjyqësor, vetë Ismailaj dhe avokati i tij kanë argumentuar se kjo pasuri ishte vendosur para vitit 2010, kohë kur hyri në fuqi ligji, raporton Klan. Për më tepër ata paraqitën dhe dokumentacione të tjera ku pretendohet ligjshmëria e pasurisë. Në të njëjtën gjykate në një procedim tjetër Prokuroria kërkon konfiskimin e rreth 3 milion dollarëve. Edhe këto para sipas Prokurorisë, janë produkt i veprimtarisë kriminale. Kastriot Ismailaj ndodhet në arrest me burg i akuzuar për mashtrim dhe pastrim parash. Ndërkohë në gjykatën e Tiranës Ismailaj, po gjykohet për aferen CEZ-DIA.

Lajmet e fundit nga