LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

FOTOT/ Basha e Strazimiri takim me lobin grek të himarjotëve në SHBA

22 Mars 2016, 20:05, Politikë CNA

Takimi është bërë në Greek Orthodox Archdiocese of America në New York.

Lobi greko- himarjot i SHBA është tepër aktiv vitet e fundit.

Ata kanë ndikim direkt në Kongresin amerikan dhe kanë ushtruar presion të fortë ndaj qeverisë së Edi Ramës në vitin 2014, kur ai shpalli ndarjen territoriale të vendit dhe përfshiu një pjesë të Labërisë, në Himarë.

Ata dërguan në Tiranë tre kongresmenë që përfaqësojnë lobin grek në Kongresin amerikan.

Në takim kanë marrë pjesë presidenti i lobit greko- himarjot, prifti Kozmas Karavellas, anëtari i Bordit së shoqatës Peter Gikurias, prifti Alex Karloutsos, anëtari i shqoatës Simo Dimas dhe Indrit Nina.

Në takim është diskutuar mbi të drejtat e pronave në zonën e Himarës dhe probleme të asaj që ata e konsiderojnë minorieti etnik në Himarë.

Lobi greko- amerikan i Himarës është i organizuar përmes shoqatës Himarrioton Society of America./Tema

 

18:23 Politikë

E majta e re

Ne kohe krize, e dizavantazhuara e madhe eshte “E Majta”;Ide...

Lajmet e fundit nga