LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shoqëria civile, proteston sot tek Parku i Liqenit

21 Mars 2016, 08:56, Aktualitet CNA

Pas rezistencës së djeshme tek Parku i Liqenit, shoqëria civile ka paralajmëruar një tjetër protestë kundër betonizimit të parkut.

Protesta do të zhvillohet tek Parku i Liqenit në orën 19:00 në një aksion anti-beton. Ata i kanë bërë thirrje qytetarëve të bashkohen për të ndaluar tjetërsimin dhe betonizimin e Parkut të Liqenit.

Mbrëmjen e djeshme, aktivistë të shoqërisë civile bllokuan betonieret, të cilat ishin drejtuar tek vendi ku po kryhen punimet.

Bashkia e Tiranës tha në fillim të projektit se tek vendi ku do të ndërtohet Këndi i Lojërave nuk do të hidhet beton, por nga ajo cfarë është parë në ditët e fundit, rezulton e kundërta.

 

Lajmet e fundit nga