LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mandati i deputetit/ Koço Kokëdhima kërkon llogari

21 Mars 2016, 12:42, Aktualitet CNA

Deputeti socialist, Koço Kokëdhima ka kërkuar llogari në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar socialist për dërgimin e mandatit të tij në Gjykatë Kushtetuese.

Burime nga Partia Socialiste thanë se Kokëdhima ka kërkuar sqarime se përse nuk është njoftuar që mandati i tij do të ishte në rendin e ditës.

Mësohet se Kryetari i Grupit Parlamentar, Gramoz Ruçi, i është përgjigjur Kokëdhimës duke i thënë se: “Gjithçka që vjen nga Gjykata Kushtetuese shkon direkt në rendin e ditës”

Lajmet e fundit nga