Connect with Us

Ilir Meta pret delegacionin arbëresh

Politikë

Ilir Meta pret delegacionin arbëresh

Publikuar

-

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta priti sot një delegacion arbëresh të kryesuar prej Senatorit z. Cesare Marini, njëkohësisht Kryetar i Komunës së San Demetrio Corone (Shën Mitri) të Provincës së Kozencës në Kalabri. Në takim të pranishëm ishin edhe z. Aldo Marino, ish-Kryetar i Komunës Vaccarizzo Albanese dhe z. Fatmir Toçi, Deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Meta u shpreh se marrëdhëniet me komunitetin arbëresh të Italisë janë shumë të rëndësishme dhe në këtë drejtim, Kuvendi i Shqipërisë do t’i intensifikojë marrëdhëniet institucionale me komunat arbëreshe me qëllim ruajtjen e kësaj pasurie kulturore kombëtare por edhe për kultivimin e miqësisë mes Shqipërisë dhe arbëreshëve të Italisë.

Senatori Marini e falënderoi Kryetarin e Kuvendit, z. Meta për mbështetjen e tij në intensifikimin e kontakteve dhe vuri në dukje se ka ardhur koha që të themelojmë kanale më të forta institucionale për të mbështetur ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe pasurisë historike që përfaqëson komuniteti arbëresh.

Pas takimit, z. Meta dhe z. Marini dhanë një prononcim për mediat:

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta

Ishte kënaqësi e veçantë që të prisja sot një delegacion të një komune shumë të dashur për të gjithë shqiptarë në të gjithë botën, të San Demetrio Corone apo të Shën Mitrit, e cila është e lidhur shumë ngushtë me të gjithë historinë e Arbëreshëve. Gjithashtu ka një rol shumë të rëndësishëm në frymëzimin për rilindjen tonë kombëtare kur dihet që një nga figurat kryesore të saj, ajo e De Radës është pikërisht produkt i këtij komuniteti jashtëzakonisht atdhetar, përveçse edhe kolegjit mjaft të njohur në Komunënd1d53680-5abd-42b8-b5d9-9678b68e3c0e e Shën Mitrit, ku kanë studiuar dhe janë edukuar figura mjaft të rëndësishme të rilindjes,të pavarësisë së Shqipërisë si Luigj Gurakuqi e shumë të tjerë.

Ishte kënaqësi për të pritur kryetarin e komunës të Shën Mitrit, z. Çezare Marini, i cili është një personalitet i njohur jo vetëm në të gjithë rajonin e Kalabrisë, por në të gjithë Italinë. Z. Marini ka shërbyer disa mandate edhe si senator në Senatin e Italisë madje edhe në Parlamentin e Italisë dhe natyrisht që vizita e tij shënon një shans të shkëlqyer për t’i dhënë një zhvillim të gjithanshëm marrëdhënieve jo vetëm midis Komunës së Shën Mitrit dhe Shqipërisë, por të gjithë komunave arbëreshe në Itali, apo edhe rajonit të Kalabrisë me Shqipërinë.

Unë besoj se në këtë mënyrë ne do t’i zgjerojmë më tej jo vetëm lidhjet shpirtërore, por edhe ato institucionale, që do të përbëjnë një garanci afatgjatë për forcimin e përhershëm të lidhjeve midis arbëreshëve dhe Shqipërisë, por që janë gjithmonë edhe një vlerë e shtuar në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Italisë.

Senator z. Cesare Marini            

“Unë ju falënderoj që më ftuat dhe ju falënderoj për vizitën tuaj që zhvilluar kohët e fundit në vendet arbëreshe të Kalabrisë. Me atë rast kemi lidhur marrëdhënie simpatie dhe miqësie dhe ne arbëreshët d1d53680-5abd-42b8-b5d9-9678b68e3c0eduke iu takuar në të pesë vendet arbëreshe në Itali, vumë re se keni një vizion shumë të hapur dhe të drejtë për Europën. Dhe ne që kemi me Shqipërinë marrëdhënie pothuajse kushërinj të afërt, ndihemi shumë i lumtur për këtë.

Jam i lumtur të di që nga vendi nga kanë prejardhjen arbëreshët e Kalabrisë, ka një grup drejtuesish në gjendje për të përballuar sfidat europiane. Kur vij këtu në Shqipëri, shoh me kënaqësi këtë shndërrim kaq të drejtpërdrejtë. Një vend që vrapon drejt zhvillimit, progresit, drejt së ardhmes me një shpejtësi që është për t’u marrë shembull. Urime z. Kryetar. Ne ju kemi shumë për zemër, do të dëshironim shumë që të vinit në Kalabri dhe duam të lidhim marrëdhënie më të forta, më të ngushta, të fillojmë forma bashkëpunimi më të forta në krahasim me ato të kaluarat. Duam që të bëhemi më të dobishëm, duke ditur se edhe ju do të bëheni të dobishëm për progresin tonë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Basha shantazh Gjykatës/ Ta rrethojmë për Salianjin

Publikuar

-

Nga

Ditën e martë me datë 10 dhjetor, në Gjykatën Penale të Tiranës do të zhvillohet seanca gjyqësore ndaj ish-deputetit të PD-së, Ervin Salianji, në lidhje me çështjen e audio-përgjimit “Babale”.

Nesër në orën 13.00, Prokuroria do të japë pretencën për çështjen Xhafaj – Babale ku të akuzuar janë dhe ish deputeti Ervin Salianji dhe gazetari Jetmir Olldashi.

Por, burime për CNA.al bëjnë të ditur se mbrëmjen e djeshme i është shpërndarë një mesazh ish-deputetëve dhe kryesisë së PD-së, që të jenë të gjithë të pranishëm në gjykatë gjatë seancës.

“Të nderuar,

Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar të martën më datë 10 dhjetor 2019 në orën 13.00 si ditën kur Prokuroria do të japë pretencën për çështjen Xhafaj, ku i akuzuar nga organi i akuzës është kolegu Ervin Salianji. Me porosi të Kryetarit, të gjithë anëtarët e grupit parlamentar dhe të Kryesisë së PDSH duhet të jenë prezent në seancë, në mbështetje të kolegut Salianji.

Ju përshëndes!”-thuhet në mesazh.

Mesa duket, Basha kërkon të shtanazhojë Gjykatën, në mënyrë që të ketë një vendim në favor të Ervin Salianjit.

Kujtojmë këtu se kohë më parë, Ervin Salianji publikoi një audio-përgjim, në të cilin pretendonte se Agron Xhafaj, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj shfaqej duke bërë pazare droge.

Pas mbërritjes së akt-ekspertizës nga Mbretëria e Madhe, doli se audio-përgjimi ishte i montuar dhe për këtë u morën sit ë pandehur gazetari jetmir Olldashi, Albert Veliu, i cili njihet ndryshe si “Babale”, si dhe ish-deputeti Salianji./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Muka nuk pranon ndihmën e Erdoganit/ Na konsideron turq, mos e përqafoni lypjen e Ramës

Publikuar

-

Nga

Turqia është zotuar të ndërtojë 500 banesa në Shqipëri, por duket se ky lajm nuk është pritur mirë nga ish-zv.ministri i Arsimit, Taulant Muka.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Muka ka shprehur indinjatën, pasi thotë se Turqia nuk i cilëson shqiptarët në si minoritet, por si turq.

“Turqia njeh Greket dhe Armenet si minoritet por jo shqiptaret ne Turqi (qe jane mbi 5 milione), pasi na konsideron ne shqiptareve turq! Si mundet ne te perqafojne lypjen e kryeministrit te nje shtet qe nuk na njeh te drejtat?!

Pse mbroni lypjen e kryeministrit, dhe nuk pyesni veten ku kane shkuar taksat qe kemi paguar?! Nese taksat tona nuk do ishin vjedhur, sot do kishte para per te perballuar jo 500 shtepi, por 5000 e me shume! Nese taksat tona nuk do ishin vjedhur, sot kryeministri i vendit nuk do na turperonte si komb dhe te na nxirrte ne shitje!”, deklaron ish-zv.ministri, teksa kërkon të mos përkrahet mbështetja që po na jep presidenti Recep Tayyip Erdogan.

“Pse mendoni se vendet e Bashkimit Europian nuk na ndihmojne? Vendet perendimore me drejtesi te forte nuk e financojne korrupsionin! 500 shtepi nuk jane asgje para asaj qe Turqia fiton duke shfrytezuar pasurite e kromit (dhe pasuri te tjera) ne Shqiperi! Paraja qe Turqia ka marre nga kromi nuk ka sjelle zhvillim te vendit, perkundrazi varferi! Per ata qe e duan Erdogan, le te shkojne ne Turqi dhe te kuptojne perpjekjet e popullit turk per te larguar pushtetin diktatorial. Ndihma dhe lemosha e nje diktatori nuk sjell zhvillim!

Eshte vetem forca dhe puna jone si komb qe mund te ndertoje shtetin Shqiptare!”, thekson ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ministri i Jashtëm grek tregon kur do rifillojnë negociatat me Shqipërinë/ Zbulon takimet e rëndësishme

Publikuar

-

Nga

Negociatat mes Shqipërisë dhe Greqisë pritet të rifillojnë sërish pasi të normalizohet situata e krijuar nga tërmeti.

Kështu të paktën ka lënë të nënkuptohet ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias gjatë një deklarate për mediat.

Dendias foli për vizitën e tij në Shqipëri menjëherë pas tërmetit të 26 nëntorit, ndërsa tha se gjatë ditëve në vijim do të angazhohet në takime me homologët francezë dhe holandezë.

Mediat e shtetit fqinj raportojnë se ministri i Jashtëm do t’i kërkojë këtyre dy shteteve t’i hapë negociatat Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, pasi e ka cilësuar këtë si objektiv strategjik të Athinës.

Ndërkohë Denias ka njoftuar se mëngjesin e 9 dhjetorit do të mbajë takime me ministrat e Jashtëm të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut./ CNA.al

LEXO TE PLOTE