Connect with Us

2500 banorë në Gramsh të Lushnjës, pa rrugë, dhe pa siguri

Politikë

2500 banorë në Gramsh të Lushnjës, pa rrugë, dhe pa siguri

Publikuar

-

PD në mbështetje të kërkesave të 700 familjeve që gjenden nën kërcënimin e ujërave të zeza dhe pasigurisë prej rrjetit elektrik

Qindra qytetarë të fshatit Gramsh në Bashkinë e Lushnjës protestuan për gjendjen e vështirë të infrastrukturës. Mbi 700 shtëpi me 2 500 banorë vuajnë mungesën e një rrugë normale prej 2 kilometrash, mungesën e ujit dhe të kanalizimeve. “Jemi 700 shtëpi këtu dhe shikojeni rrugën si është. Ne duam rrugën të na bëhet dhe të kemi edhe ujë. Problem janë edhe ujërat e zeza sepse kur bie shi këtu nuk rrihet. Na kanë braktisur”, u shprehën banorët.

IMG_3082Kryetarit i Partisë Demokratike të Lushnjës, Myslym Murrizi ishte pranë banorëve duke mbështetur protestën e tyre të drejtë. “Jemi këtu në mbështetje të protestës së banorëve të fshatit Gramsh, që sot është pjesë e njësisë administrative të bashkisë së Lushnjës, ish komuna e Dushkut. Banorët kanë të drejtë legjitime sepse kërkojnë vetëm 2 kilometra rrugë dhe janë 700 familje me 2 500 banorë të cilëve herë pas here u është premtuar rruga për çdo zgjedhje elektorale. Sot në 2016 rruga është në këtë gjendje dhe banorët kërkojnë që taksat që paguajnë t’u kthehen në shërbim si për rrugën, si për përroin, edhe për ujin. Pra banorët kërkojnë të drejtën legjitime tek ata që kanë besuar votën. Unë si kryetar i Partisë Demokratike jam sot në mbështetje të plotë të kërkesave të tyre, por edhe nesër kur PD të jetë në pushtet”, tha Murrizi.

Një tjetër shqetësim për banorët është kthyer kabina elektrike në qendër të fshatit e cila është e hapur dhe në kushte të plota pasigurie, duke u kthyer në një rrezik për qindra fëmijët e këtij fshati që luajnë IMG_3084afër saj. Ata u shprehën se paguajnë rregullisht faturat e energjisë elektrike dhe kërkuan ndërhyrjen e OSHEE. Kryetari i PD, Murrizi tha se ky është një standard i dyfishtë i OSHEE. “Kemi një gjendje skandaloze të kabinës, në mëshirë të fatit që është kthyer në rrezik për fëmijët dhe çdo banor të fshatit ndërkohë që OSHEE mburret me faturime e tejkalime. Në shumë raste i fusin në burg qytetarët për 5 mijë apo 10 mijë lekë të vjetra siç ishte rasti i Qamil Zelës. Tani shikoni këtu se si është gabina në këtë fshat me 700 familje. I bëj thirrje OSHEE që të lejë reklamën e të vijë të bëjë punët dhe me ato që paguajnë qytetarët edhe kur janë në mbifaturim, të investojnë për sigurinë e qytetarëve”, deklaroi Murrizi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Video-skandali i kryebashkiakut të Ramës/ Manjani: Të shkarkohet urgjentisht

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i ftuar në emisionin “Real Story” u shpreh se kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla duhet të shkarkohet urgjentisht pas video- skandalit ku shfaqej duke thithur kokainë.

Sipas Manjanit, për këtë mjafton fakti që ai është njëri publik dhe politik, ndërsa theksoi se konkluzionet e Artan Hoxhës, nuk mund të vihen në dyshim.

“Nuk është me vend të vemë në dyshim konkluzionet e Tan Hoxhës, e ka treguar me punën e vet. Por ai nuk mund të jetë më kryetar bashkie.  Qeveria duhet ta shkarkojë në sekondë. Nuk e justifion asnjë rast. Një kryebashkiak nuk mund ta bëjë detyrën duke qenë nën efekt droge.

Është element që e bën të pamundur kryerjen e detyrës. Qeveria sheh një kryebashkiak që ka probleme dhe duhet shkarkuar. Të jetë për mua, edhe kryetari i Bashkisë Lushnjë duhej shkarkuar. Këto janë gjëra të rëndë për jetën publike. Ka ca kode etike e morale. Detyra morale kërkon fytyrë, kërkon surrat. Me çfarë fytyre do shërbesh me fytyrën e mallit apo që të kanë hedhur bombë në zyrë?” theksoi Manjani./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

A ka ndonjë të emëruar normal Rama?/ Ish deputeti shpërthen në akuza pas skandalit me Lefter Allën

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i PD-së, Bardh Spahia ka reaguar lidhur me rastin skandaloz, të kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla i cili u kap duke konsumuar kokainë.

Bardhi ngren disa pyetje ndërsa shkruan nëse Rama ka ndonjë të emëruar normal.

“A ka ndonjë të emeruar normal Edi Rama? Edhe sa do e durojë Partia Socialiste këtë poshtërim sistematik të saj? Apo mbajnë socialistët e ndershëm?! Ata janë për t’i siguruar karrigen kryetarit që perzgjedh veç individe të tillë për te administruar qytete e jo vetëm!”, shkruan Bardh Spahia në postimin e tij./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kryebashkiaku socialist duke thithur kokainë/ Vjen reagimi i Rudina Hajdarit

Publikuar

-

Nga

Deputetja Rudina Hajdari, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, lidhur me video-skandalin e kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla i cili u kap duke thithur kokainë në ambjentet e një lokali.

Hajdari shkruan se, politikanë e biznesmenë kanë shfrytëzuar prej vitesh pasuritë minerale të Bulqizës, por qytetarëve të saj u është ofruar vetëm mjerim e varfëri, ndërsa kryebashkiaku është përcaktuar përdorues kokaine.

“Një vend me pasuri minerale si Bulqiza, prej vitesh është shfrytëzuar nga politikanë e biznesmenë. Qytetarëve të këtij vendi nuk ju ofrohet asgjë më shumë se mjerim dhe varfëri, ndërkohë që kryebashkiakë përcaktohen konsumatorë të kokainës dhe bashkëpunues të drogës”, shkruan Rudina Hajdari në reagimin e plotë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE