LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Votimi në PS/ Zgjidhen sot anëtarët e Asamblesë dhe Komisionit të Garancive Statutore.

20 Mars 2016, 08:18, Aktualitet CNA

Delegatët e Partisë Socialiste, do të zgjedhin nga procesi i votimit në Pallatin e Kongresit, anëtarët e Asamblesë Kombëtare. Mësohet se në total do të zgjidhen 175 anëtarët e rinj të Asamblesë Kombëtare dhe 9 anëtarët e Komisionit të Garancive Statutore. Ndërkohë, ndryshe nga zgjedhjet e mëparshme në PS,  çdo delegat do të votojë vetëm për anëtarët e qarkut të tij.

Të drejtën e votës, përveç delegatëve të zgjedhur për shkak të zgjedhjeve të brendshme të partisë e kanë dhe 620 të tjerë që e përfitojnë atë për shkak të postit që mbajnë si: deputetët, kryetar partie e bashkie dhe ish-president. Ndryshe nga herët e tjera, ky kongres do të jetë vetëm një ditë. Por në një prononcim për mediat pas caktimit të referendumit për kryetarin, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla sqaroi se votimi dhe numërimi i votave mund të zgjasë gjatë natës dhe të dielën publikohen edhe emrat e anëtarëve të rinj.

Lajmet e fundit nga