LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vizita e Bushatit në Greqi/ Idrizi i jep porositë: Që në Tiranë mos të kthehesh me emrin Dhimitër

20 Mars 2016, 10:44, Aktualitet CNA

Një ditë para vizitës së ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati në Athinë, Shpëtim Idrizi i jep disa porosi t?i ketë me vete para se të shtrohet në tryezën e mikpritjes greke.

Kreu i PDIU-së i vlerëson këto vizita një mundësi për të krijuar lidhje të vërteta, jo vetëm gjeografike, historike për dy popuj të setinuar të bashkëjetojnë në ditë të mira dhe të këqija, por edhe për zgjidhur problematikat e mbartura nga historia dhe sfidat e së ardhmes.

Gjatë një takimi me gazetarët nënkryetari i Kuvendit tha se veç ballafaqimi i problemeve, trajtimi i tyre me seriozitet e reciprocitet, vullnet të mirë ka për të çuar në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Greqinë.

Idrizi i ka dhënë një çantë shpine plot me porosi ministri Bushati si fjala vjen të flasë ashiqare për heqjen e ligjit të luftës, por edhe për rinegocimin e marrëveshjes së ujrave dhe çështjen e kufinjve tokësorë. Bushati duhet të interesohet për sigurimet shoqërore për emigrantët shqiptarë që punojnë në Greqi, hapjen e shkollave shqipe për fëmijët e tyre.

Po kështu Idrizi ka një merak të veçantë, çështjen e shqiptarëve të Çamërisë. Sipas tij ka ardhur koha që diplomacia mos të fshihet pas gishtit, port ë lëshojë zërin për këtë gjë, meqë e ka dhe në programin e qeverisë dhe Rezoluta e 8 prillit 2004 në Kuvendin e Shqipërisë për çështjen çame e ngarkon ministrin ta trajtojë gjerësish, pa tabu, pa tërheqje dhe publikisht çështjen e shqiptarëve të Çamërisë. Ky është një detyrim ligjor, i cili duhet të udhëheqë bisedimet në Athinë.

Shpëtim Idrizi ka thënë për gazetarët se prania e 300 mijë shtetasve shqiptarë me origjinë nga Çamëria e detyron Bushatin t?i përfaqësojë në bisedimet me palën greke. Po kështu ai sjell në kujtesë kërkesën e kahershme të Shoqatës Çamëria, për ngritjen e varrezave të shqiptarëve çamë, të vrarë masivisht në Çamëri, për të cilët janë të disponueshme dhe hartat e vendosjes së tyre. Kjo kërkesë duhet vlerësuar njerëzore, për çdo njeri që ka lënë këtë botë. Kjo kërkesë vjen edhe si reciprocitet i kërkesës së palës greke për ngritjen dhe te katër varrezave të tjera të ushtareve grekë të vrarë në Shqiperi, veç dy varrezave që tashmë janë ngritur.

Ministri Ditmir Bushati do të shkojë pikërisht në hollin e Ministrisë së Jashtme Greke, në të cilin do të mbajë dhe konferencën formale të shtypit me homologun e tij, Kocias. Pikërisht aty i kujton Idrizi, është zhvilluar një konferencë për çështjen came, e cila përdori termin irredentist Vorio Epir, ndaj ai e fton ministrin tonë të thotë mu në bash të odës së diplomacisë greke të vërtetën e pakundërshtueshme të shqiptarëve të Çamërisë, të Kombit tonë, të vetë Bushatit, sepse e vërteta tremb vetëm ata që janë në anën e gabuar të historisë dhe të së ardhmes të përbashkët. Shpëtim e mbyll listën e tij të pororsive me këto fjalë:

?Ju ftoj që të mbroni dinjitetin kombëtar dhe parimet e vlerat europiane dhe jam besimplotë se ju do të ktheheni në Tiranë si ministër i Jashtëm i Shqipërisë me emrin Ditmir e jo si Dhimitër.?/27.al

Lajmet e fundit nga