Connect with Us

“Rilindasit” shtyjnë me 15 muaj pagesat e pensionistëve të Lushnjes

Politikë

“Rilindasit” shtyjnë me 15 muaj pagesat e pensionistëve të Lushnjes

Publikuar

-

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetin social Facebook mesazhin e një qytetari, sipas të cilit denoncohet shtyrja me 15 muaj e pagesës së pensionistëve në Lushnje.

 

Pershendetje z Sali Berisha.
Un qe ju shkruaj jam nje banore e fshatit Gorre te Lushnjes.
Ne fshatin tone po behet nje padrejtesi shum e madhe nga Posta Shqiptare. Dhe pergjegjesi direkt esht drejtori RILINDAS zoti Arjan Cakalli. Zoti Arjan ne bashkpunim me punonjesin e zyres Postare Gorre ka urdheruar qe cdo pensionisti ti mbahet si taks sherbimi 500 lek te reja, sikur te most mjaftonte kj, gjysherit e mi para 3 ditesh moren shperblimin e vitit 2014 dhe pensionin e nentorit 2015. Nderkoh qe shperblimin duhet ta mernin ne dhjetor te 2014 dhe nderkoh tani duhet te mernin pensionin e muajit qe po kalojme (marsit). Ne e kemi ngritur zerin disa her por z.Arjan Cakalli na ka pritur ne zyr me justifikimin se fajin e kan sigurimet shoqerore.kur shkojm tek Sigurimet shoqerore punonjesit na ngren duart lart dhe na thon drejtohuni postes.
Keto lek te vjedhura padrejtesisht nga punonjesi i postes dhe drejtori i saj ndahen mes tyre dhe ata bejn nje jet luksoze ndersa gjysherit e mi nuk plotesojn leket e ilaceve dhe per me teper i marin pensionet ne fund me respekt,” 
shkruhet në mesazhin e publikuar nga ish-Kryeministri Sali Berisha

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Pushimi i hetimeve për Bashën/ Braçe: E shpëtoi sistemi i vjetër, vendi me dy standarde

Publikuar

-

Nga

Zv.kryeministri Erjon Braçe ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Tiranës, për të pushuar akuzën për falsifikim, kundër Lulzim Bashës dhe dy zyrtarëve të PD-së, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi.

Braçe thotë se Basha ishte dhe mbeti i vetmi politikan që nuk gjykohet kurrë për akuzat mbi të!
Sipas tij, Basha nuk është trajtuar kurrë si i barabartë para ligjit.

“Ky vend ka dy standarde: Njëri për qytetarët dhe cilindo tjetër që nuk ka prokurorët e gjykatësit e tij; Tjetri për Lulzim Bashën që ka gjithnjë prokurorët, gjykatësit, avokatët e tij, të cilët kanë emëruar prokurorët e gjykatësit që as hetojnë e as gjykojnë vec një politikan-Lulzim Bashën. Kush e ngatërron këtë duke e treguar si produkt i #ReformaneDrejtesi, gabon! Ky ështs ende sistemi i vjetsr i padrejtë, i pandershëm, politik e banal që ka ndertuar Lulzim Basha me ministrin e tij të Drejtësisë”, shkruan Braçe.

LEXO EDHE:  I hodhi granatën kryebashkiakut të Lushnjes/ Zbulohet rruga që ndoqi autori për tu arratisur

LEXO EDHE:  E rrahu fatorinoja i autobusit/ Pas dy javësh në spital, vdes burri nga Lushnja

Sipas tij, “kësaj radhe është edhe më e qartë, por edhe më e turpshme; Një lobist amerikan, në marëdhënie ligjore e publike me PD, materializuar me firma të tij e të Lulzim Bashes, ka deklaruar në cdo zyre ligjore të SHBA se ka marrë prej PD përmes një kompanie në marrëdhënie me të, 670 000 dollarë”!

“Në zyrat ligjore të Shqipërisë, Lulzim Basha as që i ka deklaruar ato! Pyetja që priste përgjigje nga prokurorë e gjykatës bashkë, mbetet e thjeshtë: Të kujt jane 670 000 dollarët e paguar e të deklaruar në Amerikë?”, shkruan Braçe.

Sipas zv. kryeministrit, Lulzim Basha nuk gjykohet kurrë sepse ka gjithnjë gjykatësit e prokurorët që i garantojnë imunitet, mungesën e një gjyqi për të!

“Ky është sistemi i tij, i tyre dhe është ende në këmbë”, përfundon Braçe./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gjykata pushoi çështjen ndaj Bashës/ Paralajmëron Balla: Kush mendon se u mbyll e ka gabim

Publikuar

-

Nga

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për pushimin e çështjes ndaj Lulzim Bashës dhe dy zyrtarëve të tjerë të PD.

Në një reagim në rrjetet sociale, teska ka publikuar dhe një dokument (Kontrata Muzin-Basha), Balla shkruan se, kush mendon se kjo dosje e rëndë mund të mbyllet pa u hetuar në themel dhe, pa u marrë në pyetje gjithë persona e përfshirë, e ka gabim.

“Kjo nuk është një çështje vetëm e drejtësisë shqiptare.

Nxitimi i stimuluar i ndonjë prokurori dhe gjyqtari që nuk e ka kaluar procesin e vettingut dhe që zbaton parimin “kap çfar të kapësh”, shfaqën sot këtë teatër të turpshëm për sytë e shqiptarëve dhe jo vetëm.

LEXO EDHE:  Braçe irritohet me PD/ A mund ta dorëzojmë pushtetin te Basha?

LEXO EDHE:  Foto-Aksident/ Përplasen makinat, bllokohet qarkullimi

Këshilli i Lartë i Gjyqësorit dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë duhet të hetojnë gabimet procedurale me dashje, që çuan në këtë teatër të turpshëm, ku prokuroria hetoi 2 vite dhe gjykata e mbylli për 2 orë.

Apelimi i këtij vendimi absurd dhe rikthimi i çështjes për hetim të plotë duke dhënë edhe garancitë nga Gjykata për marrjen në pyetje të përfituesit të parave Nik Muzin, janë hapat e vetëm për të hedhur dritë e për të bërë drejtësi në këtë dosje të rëndë”, shkruan Balla në reagimin e plotë të tij./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ka ardhur koha të marrim fatin në duart tona”/ Kërpaçi paralajmëron aksion nga opozita

Publikuar

-

Nga

Ish-deputetja e LSI, Florida Kërpaçi, e ftuar në Fax news, u shpreh se ky do të jetë viti i rezistencës, dhe se opozita do të vijojë aksionin politik për të sjellë një dekadë të re dhe për të ndalur shpopullimin në vend.

“Viti që lamë pas, ishte viti ku janë larguar mbi 400 mijë shqiptarë nga Shqipëria, dhe morëm “Jo” nga Bashkimi Evropian.

Aksioni ynë drejtohet dhe është i frymëzuar nga problemet, por edhe nga dëshirat e qytetarëve për të larguar qeverinë. Do të jetë viti i përballjes me këtë të keqe.

Do të vijojmë aksionin tonë politik sepse besojmë se duhet të vazhdojmë luftën tonë për të sjellë një dekadë të re dhe për të ndalur shpopullimin në vend. Ky do të jetë viti i rezistencës. Ka ardhur momenti që të marrim fatin e vendit në duart tona”, deklaroi Kërpaçi./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE