LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Papa Françesku hap llogari në Instagram

20 Mars 2016, 20:29, Tech CNA

Papa Françesku ka bërë një fillim të mirë, kur i është bashkuar rrjetit social Instagrami të shtunën. Brenda një ore pas hapjes së llogarisë, ai numëroi rreth 10,000 ndjekës. Jo pak për dikë që e ka postuar vetem dy foto deri më tani!

Ai është duke përdorur llogarinë e tij me emrin @Franciscus.

Fotoja e pare nuk ishte një selfie, por ishte një foto që tregon Papa Franceskun të gjunjëzuar me kokën e tij të përkulur  në lutje. Në përshkrimin e fotos lexohet “Lutuni për mua” dhe përsëritet në tetë gjuhë të tjera. Llogaria zyrtare  nuk do të mbahet nga vetë Papa Françesku – njerëzit e tjerë brenda Vatikanit do të jetë përgjegjës për përmbajtjen.

Lajmet e fundit nga