LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kongresi PS/ Arben Malaj: Duhet më shumë demokraci dhe përgjegjshmëri për Shqipërinë

20 Mars 2016, 08:33, Aktualitet CNA

Ish-ministri i Financave dhe ish-deputeti socialist, Arben Malaj ka komentuar zhvillimin e Kongresit të Partisë Socialiste. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Malaj shkruan se përballë “armiqve ekonomik, social dhe buxhetor” duhet më shumë demokraci, përgjegjshmëri dhe përkushtim për shqiptarët dhe Shqipërinë.

Ja çfarë shkruan në Facebook ish-deputeti socialist Arben Malaj

Mesazhi qe shume nga personalitetet e te majtes europiane qe percollen ne kongresin e PS, ritheksonte risqet qe e majta ka perball.

Te gjithe ata ritheksuan se sot e majta ndodhet perball sfidave te veshtira.

Ku mund te perfshihen : thellimi ekstrem i pabarazise, rritja e papunesise, rritja e verferise, dobesimi i kohezionit social.

Stabiliteti i financave publike kercenohet nga kostot ekonomike e buxhetore te mungeses se produktivitetit te ekonomise dhe plakjes se popullsise.

Rritja ekonomike pengohet nga rritja e borxheve te renda, te individeve, biznesit dhe borxhit publik te qeverive.

Projekti i BE-se gjendet perball krizes se mosfunksionimit harmonik.

E djathta extreme po e rrit fuqine e saj politike ne shume vende te BE-se dhe ne institucionet e saj.

Ne shume vende populizmi dhe autoritarizmi jane sot kercenime real mbi demokracine.

Per ball “armiqeve economic, social dhe buxhetore” na duhet me shume democraci, na duhet me shume pergjegjshmeri, na duhet me shume perkushtim, per shqiptareve dhe per Shqiperine.

Lajmet e fundit nga