LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

BBC: Vëllai i Kryeministrit Mustafa kërkoi azil në Gjermani

20 Mars 2016, 18:25, Aktualitet CNA

Rrjeti prestigjioz britanik BBC ka publikuar lajmin se vëllai i Kryeministrit të Kosovës,  Isa Mustafa ka kërkuar azil në shtetin gjerman. Duke iu referuar edhe mediave kosovare, BBC bën me dije se vëllai i Kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, Ragip Mustafa, ka kërkuar azil në Gjermani vitin e kaluar.

Pas publikimit të këtij lajmi dhe në mediat ndërkombëtare, Kryeministri Mustafa nëpërmjet profilit të tij në ?Facebook?, e ka pranuar këtë fakt, por që sipas tij tashmë vëllai ndodhet në Kosovë.

?Kjo është e vërtetë. Jam informuar nga familja e vëllait, se ai kishte kërkuar qëndrim jashtë vendit, për t?u shëruar nga një sëmundje e rëndë, për të cilën nuk gjente shërim në Kosovë. Në vjeshtën e vitit që shkoi ka pasur një ndërhyrje në Tiranë, tani është në Prishtinë. Në valën e migrimeve, kanë shkuar edhe mbesa e nipa të mi dhe janë kthyer?, shkruan Mustafa, duke e mbyllur postimin e tij me angazhimin për të gjetur zgjidhje për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Lajmet e fundit nga