LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Ben Blushi/Te gjitha faktet pse Edi Rama ka deformuar qeverisjen dhe partine

19 Mars 2016, 17:01, Aktualitet CNA

*Pershendetje te gjitheve,

Kam ardhur ne kete Kongres per te thene disa gjera te thjeshta duke besuar se jam i barabarte mes te barabarteve dhe jam nje njeri i lire mes njerezve te lire.

Ajo qe duhet tju them eshte ajo qe dime:Ne jemi te gjithe bashkepronare te nje prone.

Kjo prone quhet Partia Socialiste e Shqiperise.

Partia Socialiste eshte nje trup dhe si te gjithe trupat ka shqisat e saj:

Barazia eshte zemra e saj,Bashkimi eshte muskuli i saj,e Ardhmja eshte ecja e saj,Drejtesia eshte dora e saj,Progresi eshte shikimi i saj,Solidariteti eshte prekja e saj,Liria eshte shpirti i saj.

Ne socialistet kemi vetem nje detyre:ti veme keto shqisa ne harmoni.

Ne duhet te bindim Shqiperine se Shqiperia behet nga vete shqiptaret dhe ajo behet me e mire nga socialistet se nga te tjeret.

Por si mund ta bejme ne kete?

Si mund ta ndryshojme ne vendin tone?

Si mund te bindim mijera djem dhe vajza se Shqiperia eshte dhe duhet te jete nje vend qe nuk duhet te braktiset?

Ka vetem nje menyre:duke mos i ikur vetes sone.

Duke mos ia fshehur Partine Socialiste socialisteve dhe duke mos ia mohuar Partine Socialiste shqiptareve.

Dhe natyrisht duke mos e rrembyer Partine Socialiste.

 

Ne kete parti ka nje shumice dhe nje pakice.

Nje shumice absolute qe kerkon nje parti te perbashket dhe nje pakice relative qe kerkon nje parti me vete dhe per vete.

Une dua te flas sot ne emer te kesaj shumice.

Kjo shumice mund te jete e heshtur,mund te jete e dhunuar,mund te jete e frenuar por ajo egziston.

Ajo eshte aty duke pritur te clirohet.Ajo eshte nje shpirt i zene rob me kusht dhe nje zemer e kapur ne nje grusht.

Ne duhet ti japim kesaj shumice mundesi te flase permes votes.

Por te gjithe bashke, qofshim shumice apo pakice nje gje duhet ta kemi te perbashket:te verteten.

A jemi ne te barabarte me njeri tjetrin?A po respektojme rregullat te cilat i kemi vendosur bashkarisht?A po zbatojme normat ne fuqi?A po bejme zgjedhje?A po i japim dikujt apo disave kushdo qofshin ata, me shume pushtet te marre padrejtesisht, pa respektuar voten e lire te antaresise pra te gjithe bashkepronareve te kesaj bashkesie?A jane shkeljet te verteta?A ka patur shkelje?A jane deformimet te verteta?A mund te fajesohet dikush qe thote se te gjitha keto kane ndodhur?

Une mendoj se kjo  po ndodh.

E verteta ketu po mbytet. E drejta e secilit prej nesh po cenohet.Sensi i bashkesise po dhunohet.Nje pakice po detyron nje shumice ta pranoje ate pa zgjedhje.

Nje pakice po na dhunon.Nje pakice po kthehet ne shumice pa votim.

NJe pakice po emeron kryetaret e organizatave.Po emeron kongresin.Po emeron asamblene.Po emeron kryesine.Po shfrytezon qeverine.Po nxin lirine.Po ngordh demokracine.Po merr peng gjithe partine.

Nese kjo pakice ka nje merite kjo eshte merita e saj.

Pengmarrja e Partise Socialiste te Shqiperise.

Per kete pakice, nese do zgjedhje je armik. Nese do mbledhje je dy here armik.Nese do zgjidhje je tre here armik.Nese do me pak borxh, je pak a shume armik.Nese do punesim je shume armik.Nese do rritje pagash je me shume se armik.Nese do rritje pensionesh je plotesisht armik.Nese do pastrim te partise nga krimi, je armiku i mikut.Nese do lufte kunder krimit, je miku i armikut.

Nese i mohon te gjitha keto je mik. Por jo vetem kaq.

Je i vyer,i lyer,i ngjyer, je i shperblyer dhe i ndersyer, je besnik.

Je besniku i partise qe shperblehesh sa here genjen.

Nese nuk genjen nuk je.Nese genjen jo vetem je, por edhe ke.

Te jesh apo te kesh,kjo eshte zgjedhja!

Ne Partine Socialiste nuk mund te jesh nese nuk mund te kesh.

Dhe nuk mund te kesh nese nuk je njeri prej nesh.

Ky eshte morali i pakices.Ky eshte kriteri,nderi dhe misteri i pakices se shumices.

Tesera e PS sot nuk eshte puna,nuk eshte mendimi,nuk eshte vendimi,nuk eshte besimi por eshte mohimi.

Nese ke pohuar ate qe eshte mohuar ke fituar.

Keto nuk jane rregullat e nje partie por rregullat e nje pabesie,te cilen as e kam pranuar dhe as do ta pranoj.

Megjithate injorimi,poshterimi dhe lincimi qe i eshte bere Partise Socialiste nuk ka ardhur nga mungesa e kohes.As nga mungesa e mundesive.As nga mungesa e socialisteve.

Por nga arroganca. Nga besimi delirant se votat jane vetem te nje njeriu ndersa mbledhja e tyre eshte e vetmja detyre e gjithe te tjereve.

Kush na solli ne ne kete deformim?

Ky njeri e ka nje emer: quhet Edi Rama.

Ishte kryetari i partise sone.

Dhe per kete shkak eshte sot kryeminister i Shqiperise.

Diten qe  ai erdhi ne pushtet Partia Socialiste pushoi se qeni.

Edi Rama mori nje pune per te lene partine pa pune.

Kjo eshte ajo qe ka ndodhur ne keto tre vjet.

Kjo histori qe tregova me lart nuk eshte nje fantazi.

Eshte fakt dhe nuk eshte opinon.

Jam ftuar ditet e fundit ne nje beteje mes fakteve dhe opinioneve dhe dua te them disa fakte

Qe nuk ka zgjedhje ne PS prej tre vitesh nuk eshte opinion eshte fakt

Qe Edi Rama eshte i vetmi kryetar partije ne bote me mandat shtatevjecar nuk eshte opinion eshte fakt

Qe mandati i kryetarit te partise socialiste eshte kater vjet nuk eshte opinion eshte fakt

Qe Statuti i partise socialiste eshte shkelur nuk eshte opinion eshte fakt

Qe referendumi nuk behet per persona,por per ceshtje nuk eshte opinion eshte fakt,

Qe asnje ndryshim statutor nuk mund te kete fuqi prapavepruesse nuk eshte opinion eshte fakt,

Qe ne Partine Socialiste jane futur njerez me precedente penale nuk eshte opinion eshte fakt

Qe prej tre vitesh nuk ka asnje rritje rroge, nuk eshte opinion eshte fakt

Qe borxhi eshte rritur, nuk eshte opinion eshte fakt

Qe taksat per te pasurit nuk jane rritur, por kane mbetur te sheshta nuk eshte opinion eshte fakt,

Qe ekonomia nuk eshte rritur me ritmet e pritshme, nuk eshte opinion eshte fakt

Qe paga minimale ne Shqiperi eshte me e uleta ne rajon, nuk eshte opinion eshte fakt

Qe arsimi i mesem ne Shqiperi nuk eshte i detyrueshem, nuk eshte opinion eshte fakt

Qe shendetsia nuk eshte falas sic premtuam nuk eshte opinion eshte fakt

Qe nuk kemi garantuar naften pa akcize sic premtuam, nuk eshte opinion eshte fakt

Qe e blejme naften me shtrenjte se kushdo ne rajon, nuk eshte opinion eshte fakt

Qe cmimi i energjise elektrike eshte rritur, nuk eshte opinion eshte fakt

Qe ndertimet jane bllokuar prej tre vitesh, nuk eshte opinion eshte fakt

Qe ekonomia eshte ne deflacion, nuk eshte opinion eshte fakt

Qe nuk kemi hapur dot as 100 mije vende pune ne tre vjet, kur premtuam 300 mije nuk eshte opinion eshte fakt

Qe emigracioni nuk eshte pakesuar por shte shtuar nuk eshte opinion eshte fakt.

Qe une nuk jam Saliu, por ne po qeverisim si Saliu pa Saliun nuk eshte opinion eshte fakt

Qe te gjitha keto kane ndodhur ne tre vjet nuk eshte opinion eshte historia jone tre vjecare

Por a doni me fakte?

Une kam shume me shume se kaq dhe qe ju skeni degjuar asgje akoma nuk eshte opinion por do jete fakt.

Qe une do luftoj deri ne fund qe Shqiperia dhe Partia mos jene keshtu si jane dhe si kane qene edhe ky nuk eshte opinion por do jete fakt.

Dhe qe ne nuk jemi vetem, ky nuk eshte opinion por eshte fakt

Qe prandaj po  pengohen zgjedhjet sepse ne jemi shume dhe jemi shumice nuk eshte opinion eshte fakt.

Dhe nese doni ta provoni kush eshte shumice dhe kush eshte pakice hapni zgjedhjet per te vertetuar nese ky eshte opininon apo eshte fakt.

Prandaj po them sot se cfare kerkoj dhe jo vetem ne emrin tim.

Zgjedhje .Zgjedhje te lira dhe vetem zgjedhje.

Asgje me shume dhe asgje me pak se sa zgjedhje.

Kush ka te drejte te ma mohoje kete te drejte?Kush ka te drejte ta zhveshe partine nga kjo norme?Asnje pakice nuk e ka.As ky Kongres nuk e ka.

Ti heqesh te drejten e votes nje partie eshte njelloj si ti heqesh zemren asaj.

Ti nxjerresh syte dhe shpirtin tia shkelesh me takat e qeverise.

Kjo nuk mund te ndodhe dhe nuk ka per te ndodhur.

Cfare ka ketu per te mos u kuptuar? Cfare ka ketu per tu refuzuar? Cfare ka ketu per te patur frike? Cfare ka ketu per tu armiqesuar? Cfare ka ketu per tu ndare? Cfare ka ketu per tu share? Cfare ka ketu per tu cmendur dhe per tu haperdare si te marre?

Asgje.

Prandaj ju ftoj te gjitheve ne zgjedhje.

Prandaj them se zgjedhjet dhe vetem zgjedhjet jane zgjidhja dhe vetem zgjidhja.

Jam i gatshem te njoh dhe te pranoj cdo zgjidhje qe del nga zgjedhjet por nuk do pranoj asnje zgjidhje pa zgjedhje.

Une e ftoj Edi Ramen ne zgjedhje sepse kjo do ishte ne nderin e seicilit prej nesh dhe ne nderin e Partise Socialiste pa dyshim.

Ne fund dua tu them se dua te mbetem nje nga ju

Dua te jem me ju dhe te gjithe bashke te jemi me Shqiperine

Shqiperia ka dhe do te kete te drejte me apo pa ne

Sepse Shqiperia nuk eshte partia dhe Partia nuk eshte Shqiperia

Dhe keshtu do jete gjithmone.

*Fjala ne Kongresin e PS-se

Lajmet e fundit nga