LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjergji Koki, në krye të PS Korçë

17 Mars 2016, 18:05, Aktualitet CNA

Gjergji Koki është zgjedhur Kryetar i Partisë Socialiste në qytetin e Korçës. Në zgjedhjet e zhvilluara mesditën e sotme, socialistët e qytetit të Korçës kanë zgjedhur fitues Gjergji Kokin. Në garë ishin gjithashtu kandidatët Artan Loci dhe Mikel Llogori.

Gjergji Koki rezulton të ketë fituar në një garë të paravendosur. Burime nga Partia Socialiste thanë për citynews se që nga dita e djeshme, anëtarëve të strukturave socialiste të qytetit të Korçës iu janë dërguar mesazhe për të votuar Gjergji Kokin. Çuditërisht ky i fundit karrierën në Partinë Socialiste e ka mjaft të beftë. Ai prej pak kohësh është bërë pjesë e socialistëve të Korçës. Para dy vitesh, Koki është emëruar drejtues në një institucion publik në Korçë, megjithëse kontributet e tij në PS ishin thuajse zero.

Në garë kreu i PS-së në Korçë i ka mundur në këtë përballje kandidatët rivalë të cilët janë personalitete dhe kontribues në Partinë Socialiste. Mesa duket miqësia me Niko Peleshi e ka bërë Kokin të preferuarin e socialistëve të Korçës./citynews

Lajmet e fundit nga