Connect with Us

Zululand/ Dashamir Shehi: Besoj se Berisha e ka kuptuar se duhet të ikë

Aktualitet

Zululand/ Dashamir Shehi: Besoj se Berisha e ka kuptuar se duhet të ikë

Publikuar

-

Politika nuk është e bukur, por unë nuk jam pishman që jam marrë me këtë punë. Ky është konkluzioni i deputetit Dashamir Shehit për 25 vitet e tij në politikën shqiptare. “Nëse do dal nga politika nuk do të di të bëj një punë tjetër”,- tha Shehi në studion e Zululand përballë gazetarit Mustafa Nano, duke theksuar edhe faktin se politikën e ka në gjak, e ndaj e ka vështirë të largohet prej saj.

Por Shehi si kreu i LZHK-së, në zgjedhjet e 2013 u shpall deputet në Tiranë, edhe për faktin që ishte në listën e Partisë Demokratike në këtë qark. Por kjo nuk e detyron atë aspak për të mbajtur një qëndrim superlativ ndaj Berishës.

Sali Berisha në 15 tetor mbush 72 vjeç, por a duhet të jetë më në politikë?- shtroi pyetjen Nano. “Politika në Shqipëri në të mirë edhe në të keq e ka pasur Berishën. Ai që rri në politikë ka ego personale, grupe interesash, lavdinë, idenë “që kjo është e imja”. Po logjike është që këta njerëz duhet ti lënë vendin gjeneratës së re. Historia ka një trend të vetin, ka një kah, i cili shkon në një drejtim të caktuar, është kahu i kohës”, tha Shehi.

Por a duhet të largohet pas më shumë se 25 viteve Berisha nga politikbërja? “Nuk mund të bësh eksperimente në politikë, hajde e ik. Edhe shprehja e urtë popullore thotë “më bëj edhe një herë nuse, se e di unë si nusëroj”, por jo më bëj për herë të tretë. Besoj se Berisha e ka kuptuar vetë që duhet të iki”.

LEXO EDHE:  Përdhunimi i të miturës/ Zbardhen të tjera detaje tronditëse

Por a ka qenë Partia Demokartike demokratike. Për Shehun, jo. Ajo ka qenë më afër socializimit. “E djathta që kemi nuk është që ti heqim tokën fshatarit e t’ia japim çifligarit .E djathta jonë nuk është që ti bëjmë taksat zero, nuk ka qenë ndonjëherë kjo. Madje unë them se po ta marrim programin e PD-së të vitit 1992, kur isha edhe unë aty, ishte program i social demokratëve. Nuk kishte lidhje me të djathtën, por me leninizmin”, tha Shehi.

Pyetjes së Nanos se si kanë qenë këto 25 vite në politikë, Shehi gjeti momente kur ajo është e shëmtuar por edhe interesante. “Për Shqipërinë ka rezultuar pjesa më shëmtuar. Politika nuk është e bukur. Por është interesante, sepse nga një vend komunist të çon drejt Europës. Dhe këtë e bën politika. … rinisë shqiptare i duhet të angazhohet me politikë edhe për shumë vite të tjeta”, u shpreh Shehi.

Në krahasim me politikanët në Danimarkë, çfarë i dominon politikanët shqiptarë? “Politika këtu bën njerëz të pasur, politika të bën të pushtetshëm. Në Danimarkë të bën administrator të punës publike, por kurrë të pushtetshëm”, nënvizoi Shehi në studion e Zululand.

Të rrallë janë politikbërësit që pranojnë riskun kur kanë gabuar në politikë. Sot nëse do të pyesësh një politikan do të ketë vështirë që të të gjejë gabime në qeverisje, por Shehi pranon se kanë bërë plot gabime, që edhe sot mund të korrigjohen. “Më mirë të pranojmë se kemi gabuar, se sa të themi kemi qenë drita e diellit”, tha Shehi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Kulluri e thotë hapur/ Nëse Basha bojkoton zgjedhjet, renditem krah tij

Publikuar

-

Nga

Kulluri e thotë hapur/ Nëse Basha bojkoton zgjedhjet parlamentare, renditem krah tij

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar në PD, Edvin Kulluri, prej disa kohësh ka mbajtur qëndrime të ashpra ndaj kryetarit të Republikës së Re Lulzim Basha.

Kulluri tha mbrëmjen e sotme se nëse Basha vendos të bojkotojë zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, atëherë do të renditet sërish krah tij.



“Ne duhet të kuptojmë se me çfarë sistemi do të shkojmë. Nëse zhbllokohet mekanizmi i mbylljes së listave dhe hiqet pragu 3 % besoj që do të shkojmë në zgjedhje normale dhe demokratike. Përndryshe zgjedhje nuk do të ketë. Nëse PD nesër vendos të dalë në shesh dhe deri të kërcënojë me bojkot të zgjedhjeve mua do të më ketë në krah për këtë çështje sepse është parimore.

LEXO EDHE:  Përdhunimi i të miturës/ Zbardhen të tjera detaje tronditëse

LEXO EDHE:  Skandali në Portin e Durrësit/ Zbulohet lidhja me Taulant Ballën

Nëse do hapen rregullat e lojës këtu do të ketë garë politike. Partitë e vogla kanë hyrë në parlament. Situata që ne jemi sot është e paprecedentë pasi nuk ka pasur kurrë pakënaqësi për të dy palët. Unë kam 20 vite në politikë dhe nuk mbaj mend këtë situatë të tillë që në sondazhe mbi 65 përqind e shqiptarëve nuk duan elitën politike të sotme. Ka një pakënaqësi të madhe sot sepse performojnë njësoj dhe janë të dy bashkë”, theksoi ai në emisionin “Repolitix”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ministria është e Financave jo e kryeministrit”/ Denaj kapet keq me Malajn

Publikuar

-

Nga

“Ministria është e Financave jo e kryeministrit”/ Denaj kapet keq me Malajn

Ministrja e Financave Anila Denaj ka debatuar ashpër mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Open”, me ish deputetin Arben Malaj.

Denaj tha se kryeministri kishte kërkuar që në buxhetin afatshkurtër të përfshinte dhe rritjen e pagave, por ajo e kishte kundërshtuar duke marrë parasysh situatën e pandemisë në vend.

Malaj e kritikoi ministren duke theksuar se rrogat po rriteshin para zgjedhjeve.



“Rritja e pagave nuk është e vetmja zgjidhje për problemet e shëndetësisë. Nuk mund të thuash po isha unë kundër dhe kryeministri pro do rriten rrogat.

LEXO EDHE:  “Nostre Dramë de Tirana”/ Berisha akuza qeverisë: Neronët e babëzisë duan të rrafshojnë Teatrin

LEXO EDHE:  Dumbashistët dhe Saliu/ Përtej replikës me Agron Gjekmarkaj

Ministrja është e Financave të Shqipërisë, jo e kryeministrit. Sa herë ka zgjedhje kryeministri del e bëhet si Babagjyshi i Vitit të Ri, por detyra e ministres është që mos ta lejojë të bëjë këtë populizëm. Rritja e pagave me rritje borxhi sjell krizë”,tha Malaj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Premtimi i Ramës për pagë minimale 30 mijë lekë/ Tabaku: Ka kopjuar programin e PD-së

Publikuar

-

Nga

Premtimi i Ramës për pagë minimale 30 mijë lekë/ Tabaku: Ka kopjuar programin e PD-së

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, e cilësoi propagandë të gënjeshtërt programin e punësimit të kryeministrit Edi Rama, me të cilin ai zotohet ta rrisë pagën minimale në 30 mijë lekë.

“E ka hapur thesin e premtimeve si kurrë më parë, sa më keq ndodhet, sa më keq ndodhet ekonomia, punësimi, aq më shumë gënjen dhe përpiqet që të kalojë situata. Të njëjtën fjali [për pagën minimale] e ka thënë në 2017-ën, e ka përsëritur në 2018-ën, por tha 37,500 lekë, ndërsa tani është kthyer te 30 mijë lekëshi. Çdo qeverisje gjykohet për atë që bën gjatë mandatit dhe këto aktet e fundit, me premtimet e fundit, kur janë në ikje nuk kanë vlerë sepse faktet kanë vlerë sepse ajo që ti ke bërë këto 7 vite kanë qenë kundër të gjitha vendimeve që po bën tani dhe janë kopje e keqe e programit që PD-ja ka lançuar, premtim i saj në vitin 2017, po të donte kishte mundësi ta bënte më parë, ndërkohë që tani si rezultat i taksave të larta, konsumit në rënie faturave të kripura të energjisë dhe kostos së jetesës, familjet shqiptare janë në kushte mbijetese”, këmbënguli Tabaku në “Ilva Now”.

LEXO EDHE:  “Nostre Dramë de Tirana”/ Berisha akuza qeverisë: Neronët e babëzisë duan të rrafshojnë Teatrin

LEXO EDHE:  Skandal/ Mbyllen 7 shkolla në Vlorë

Ish-deputetja demokrate tha se qeveria vazhdimisht ka mbështetur një grup njerëzish pranë tij në investimet publike, investimet strategjike, por edhe në fushën e punës.



Ajo këmbënguli se programi në fjalë është i PD-së, dhe nëse asaj do t’i jepet mundësia e qeverisjes në fund të mandatit të saj do ta dërgojë pagën minimale në 400 euro.

Tabaku pretendoi se në 7 vite qeveria ka ndërtuar vetëm 22 kilometra rrugë të reja. Ajo e cilësoi “thirrje dëshpëruese e një qeverie në ikje” çdo premtim që do të bëhet në periudhën e fundit të mandatit të saj.

“Qeveria ka punuar vetëm me prezantime 3D dhe me ekrane, ndërkohë që në terren qytetarët nuk kanë prekur asgjë, infrastruktura është fatura më e rëndë e Ramës”, këmbënguli Tabaku e cila kujtoi programin e “Rilindjes Urbane” program i cili sipas saj ka shpenzuar buxhetin e investimeve pa krijuar zhvillim ekonomik.

LEXO TE PLOTE