LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta përshëndet miratimin e datës së shenjtërimit të Nënë Terezës

15 Mars 2016, 17:27, Aktualitet CNA

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka përshëndetur miratimin nga Ati i Shenjtë Papa Françesku të datës së shenjtërimit të Nënë Terezës, nënës shqiptare që jetën e saj e vuri në shërbim të plotë të të varfërve dhe njerëzve në nevojë.

“Nënë Tereza dhe akti vetëmohues e sublim i jetës së saj mishëron më së miri vlerat e jashtëzakonshme të një murgeshe katolike me origjinë shqiptare, e cila u dha bukë të varfërve, shpresë të sëmurëve, buzëqeshje të trishtuarve dhe rrezatoi mirësi në botë të mbushur me fatkeqësi e boshllëk shpirtëror.

Mbi të gjitha, shenjtërimi i Nënë Terezës më 4 shtator 2016, jep mesazhin e paqes, mirësisë dhe dashurisë, vlera që në botën e sotme plot me pasiguri, kriza të njëpasnjëshme, akte terroriste e fatkeqësi natyrore, janë më të nevojshme se kurrë.” thuhet në njoftimin zyrtar të Kuvendit të Shqipërisë.

Kryetari i Kuvendit,  Meta thekson se ?për kombin shqiptar, shenjtërimi i Nënë Terezës përfaqëson një krenari kombëtare dhe një reflektim të vlerave tona të solidaritetit njerëzor dhe të kujdesit ndaj të pamundurve, ndaj shpreh mirënjohjen e thellë për miratimin nga Ati i Shenjtë i datës së shenjtërimit të kësaj nëne të shenjtë?.

Lajmet e fundit nga