LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kreu i PD-së Shkodër: Rama përvetësoi fondet e Fototekës Marubi

15 Mars 2016, 19:04, Aktualitet CNA

Kreu i PD-së Shkodër, Ramiz Cobaj ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama se ka “përvetësuar” fondet e Fototekës Marubi. Përmes një reagimi lidhur me prezencën e Ramës sot në Shkodër në kuadër të takimit me socialistët e këtij qarku, Çobaj shprehet: “Përsëri Rama në Shkoder…. Ka 2 vjet e gjysëm që është në pushtet dhe foli sikur të ishte në opozitë. Me sa duket, po e parandjen se së shpejti do dalë në opozitë…. Pa iu dridhur qerpiku, “përvetësoi” fondet e Fototekës Marubi dhe duke mos ditur si të justifikohej për mungesën e investimeve në Shkoder, u bë qesharak kur premtoi se do të bënte pallatin e sportit, por nuk e kishte vendosur akoma të investonte në të vjetrin apo të ndertonte një të ri… Rama nuk harroi të falenderonte Znj. Ademi për mikpritjen, dhe m.gj.atë – tha qartë se investimet i kishte për atje ku kishte fituar kandidati i PS-së… Prandaj “nuk qaset i keqi në derë, se edhe kur ikën të len erë…”.

 

Lajmet e fundit nga