LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ekskluzive/ Endri Prifti nuk do braktisë show-n në Klan pas incidentit me Alketa Vejsiun

15 Mars 2016, 19:22, Aktualitet CNA

Këngëtari korçar Endri Prifti do të jetë të hënën sërish në skenën e ?Your Face Sounds Familiar? në TV Klan. Citynews kontaktoi me këngëtarin Prifti,  i cili tha se të hënën do të jetë serish në skenë. “Unë kam një kontratë dhe do respektoj atë”, tha Endri.

Më tej ai sqaroi se thjesht i ka bërë komplimenta Alketa Vejsiut,  e cila i ka keqkuptuar, por ky incident nuk ka të bëjë me vazhdimesinë e punës në spektakël. Citynews mësoi se Endri Prifti ka një kontratë ligjore për këtë spektakël dhe çdo braktisje e njëanshme do të shkaktonte pasoja ekonomike.

Por nuk duket të jetë vetëm kjo arsyeja. Si një qytetar korçar, me kulturë dhe traditën që e karakterizon këtë zonë,vera
djaloshi Prifti tregon vlerat e tij. Ai nuk është gjunjëzuar, por ka treguar vlera dhe kulturë. Përballë një femre fyese dhe arrogante, Endri ka zgjedhur të jetë i qetë dhe i arsyeshëm. Ai do vazhdoje të jetë në spektakël për fansat e tij, për miqtë dhe kolegët që këmbëngulën që ai të mos braktisë show-n televiziv.

Endri Prifti pati një ngjarje të pakëndshme me moderatoren Alketa Vejsiu, drejtuese e emisionit ?Your Face Sounds Familiar?. Por qytetaria dhe kultura gjithmonë fitojne mbi arrogancën dhe paedukatën. Endri ka zgjedhur të jete vlera e ketij show. Ai do vazhdojë të jetë pjesë e spektaklit ?Your Face Sounds Familiar?. /citynews

Lajmet e fundit nga