LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

18 mijë banorë të Mirditës të mashtruar nga qeveria për ujësjellësin

13 Mars 2016, 10:57, Aktualitet CNA

 

18 mijë banorë të Mirditës nuk furnizohen me ujë të pishëm në çezmat e tyre. Shkak është bërë mospërmbyllja e projektit të Ujësjellësit të Bargjanës, i cili ishte premtuar nga qeveria që një muaj më parë. Për të parë nga afër gjendjen punimeve të lëna pezull në fshatin Prosek ishte deputetja demokrate Albina Deda e cila tha se asnjë ndryshim nuk ka ndodhur që nga premtim-mashtrimi i ministrit Haxhinasto.

?Pritëm një muaj se do të ketë ujë në cezma, por asgjë nuk ka ndodhur edhe pse vetë kryeministri ka deklaruar se rrënjët i ka nga kjo zonë, Proseku?, u shpreh deputetja Deda e cila tha se as tubacionet nuk shkojnë tek familjet dhe pse kontratat janë lidhur që në fushatën e zgjedhjeve të kaluara lokale me vlerë të konsiderueshme.

Ky projekt është i kushtueshëm dhe kontribuesit, taksapaguesit nuk po përfitojnë, pasi mbrapa shtyrjes së punimeve qëndrojnë interesat e klaneve të qeverisë dhe pushtetit lokal. Vetë banorët u shprehen se pusetat janë lënë të hapura, dhe tubat e ujit janë jashtë funksionimit. Ndërkohë që drejtoria e Ujësjellësit ka lidhur kontratat me banorët ata nuk marrin shërbimin që paguajnë. Mungesa e ujit u shkakton probleme të mëdha me bujqësinë dhe sjell shpenzime për jetesën e përditshme, u dhprehën banorët.

I nisur si projekt në qeverisjen e PD, me vlerë rreth 3 mln USD, ujësjellësi pret fazën përmbyllëse. Projekti ka parashikuar ndërtimin e dy burimeve, rehabilitimin e te gjitha depove si dhe ndërtimin e rrjetit shpërndares ne zonën rurale.

 

Lajmet e fundit nga