Politika është një lëndë përtej gjuhës së folur. Ajo ju takon njerëzve që dinë të marrin vendime.
Si anëtar i komisionit të reformës së drejtësisë nuk kam ndonjë merak të bëhem pjesë e tragji-komedisë për një histori politike që po shkon drejt fundit. Kërkesa që reforma të negociohet politikisht në terma praktikë kërkon ta vrasë atë. Kush dëgjon kundërshtarët e reformës kupton se përpjekja për ta trajtuar atë si një cështje politike e fillon punën nga e para. Thuajse gjithshka cfarë është bërë dhe diskutuar në këtë reformë me ekspertizën ndërkombëtare europiane dhe amerikane bie. Bashkë me kërkesën për dialogun e ashtuquajtur politik bie ?bashkëpronësia? e deklaruar në publik nga faktori ndërkombëtar për shtyllat dhe parimet e reformës.
Në mbledhjen e fundit të komisionit paralamentar kundërshtarët e reformës morën qëndrim zyrtar kundër këtyre parimeve dhe strukturës së reformës. Ironia arrin aty sa të njëjtit njerëz që kërkuan dhe votuan ndërprerjen e mandatit për një deputet ?kriminel? në Kuvend e refuzojnë ta bëjnë këtë për një gjykatës dhe prokuror që bashkëpunon me mafian dhe liron kriminelët e ?pafajshëm? apo që nuk di të shpejgojë gjendjen e tij financiare.
Të flasësh në politikë do të thotë të jesh i qartë. Në se kjo situatë vazhdon kështu Partia Socialiste duhet të bëjë një zgjedhje. Reforma e drejtësisë nuk është një nga reformat tradicionale me mbushje ?formularësh? me të cilat publikut shqiptar i ka ardhur në majë të hundës. Lufta për të drejtën nuk është legalizimi ndershmërisë me formular.
Reforma e drejtësisë është dhe do të jetë jetike për të ardhmen e Shqipërisë në integrimin europian. Ajo është një reformë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Për këtë arsye ajo ka edhe bashkëpronësi ndërkombëtare. Ajo është konstruktuar dhe nuk mund të rinegociohet në parimet e saj duke e zhbërë atë me komedinë e konsensusit politik. Nuk jam kundër dialogut por mendoj se kundërshtarët e reformës janë sot më të qartë se sa përkrahësit e saj.
Në se nuk mundemi të bindim kundërshtarët e reformës së drejtësisë atëherë shoqëria shqiptare nuk duhet të lihet si ?vëzhguese?. Kjo reformë nuk është pronë e politikanëve pasi për politiken, drejtësia ka ?funksionuar? shumë mirë.
Përgjigja e debatit steril për dashurinë e politikanëve për atdheun dhe partinë ka raste që ka kuptim. Partia Socialiste nuk ka pse pranon bashkëfajësinë në këtë histori mafioze që rëndon mbi drejtësinë shqiptare. Unë kam një propozim për Kongresin e Partisë sime të cilën e dua se dua Shqipërinë. Partia në cdo rast është pjesa. Shqipëria ka brenda edhe kundërshtarët politikë me të cilët ndajmë një atdhe dhe një të ardhme. Pa drejtësi nuk ka të ardhme për vendin tonë. Të vetëm nuk ja dalim dot. Kjo zgjidhje kërkon zgjedhje. Duhet të vendosim. Në këtë rast maskat nuk funksionojnë. Sigurisht.
Nga Blendi Fevziu Më shumë se sa debati politik; më shumë se...
Ngadalësimi i fortë rritjes së çmimeve në shkurt ka hapur nj...
Mund të jeni në çdo detyrë; mund të jeni punëtor, mund të je...
Kryetari I Bashkisë së Tiranës, ka marrë përsipër të paguaj ...
Sa herë e enjtja shkon duket sikur Shqipëria merr frymë thel...
Pro qytetit e qytetareve! Kunder abuzimit me ligjin dhe proc...
Ne historinë tonë shtetërore, Pakti Detar me Greqinë, i viti...
Kam parë nga dje deri më sot me dhjetra socialistë besnikë d...
Ta dashur, të mrekullueshëm, të pakrahasueshëm, të hatashëm ...
Ai veç po e zgjon fashizmin, nuk po e krijon. Studenti i Dhe...
Mire mo 8 marsi, urime te gjitheve, po si ta masim emancipim...
Hasia, nëna ime, nuk ishte ndonjë amvisë a nikoqire kushedi ...
Absurdi Karakterizon Jetën Tonë ShoqëroreEshtë një kohë e çu...
Nga Enkel DemiËshtë 8 mars dhe ka gjasa që në drekë mos të g...
Sa ndodhi në sallën e Elbasanit, është vetëm maja e ajsbergu...
(Këto shënime janë nxjerrë nga Ditari politik dhe rrëfejnë e...
Ali Pasha ishte thikë e përgjakur, çark, kamxhik. Naimi, fye...
Blushi nuk ka frikë! Këtë gjë kam pasur rast ta verifikoj sh...
Ekspertët e opozitës, në materialet e tyre hulumtuese,...
CNA denoncoi rreth një muaj më parë se zyrtarët e bash...
Mariglen Qato, drejtori i Erion Veliajt, i arrestuar këtë ...
Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Inspektorati ndërtimor pranë bashkisë ka nisur prishjet e ...
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për Ramiz Mi...
Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me atentat...
Në zbatim të ligjit Nr. 10 192, datë 03.12.2009, “Për Para...
Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kush...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Sipas një anketimit të ri, amerikanët janë më të shqetësua...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, do të vizitojë...
Qentë janë në gjendje të kuptojnë disa fjalë që u refe...
Në kuadër të rotacionit të madh në postet diplomatike ...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Rritja e kursit të këmbimit euro-lek që ndodhi ditën e mër...
Deficiti i llogarisë korrente preku vlerën më të ulët hist...
Sot, më 29 mars 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Kredia e re për ekonominë u rrit me ritme të larta edh...