LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Omega Pharma”, vazhdon kontrabandën e ilaçeve

12 Mars 2016, 16:06, Aktualitet CNA

Nga  Lindita Çela/BIRN 

Janë nën shënjestrën e organeve ligjzbatuese por, nuk heqin dorë nga mashtrimet për produktet farmaceutike.

Kompania ?Omega Pharma?, vazhdon veprimtarinë e saj duke iu shmangur detyrimeve ligjore, dhe pse drejtues të saj, tashmë janë të arrestuar për mashtrimi me fatura false ilaçesh.

Mëngjesin e së shtunës, një tjetër administrator i kompanisë ?Omega Pharma?, është arrestuar në kushtet e flagrancës, në tentativë për të kaluar pa doganë, një sasi të konsiderueshme prodhimesh farmaceutike.

Policia e shtetit bëri të ditur se përmes një operacioni të koduar, ?Vitamina?, arrestoi administratorin e kompanisë, Fatos Çausholli, 75 vjeç, pasi e kapi duke tentuar të kalonte pa i zhdoganuar një sasi ilaçesh me vlerën e 4 milionë lekëve lekëve.

Sipas njoftimit zyrtar, për të realizuar këtë shmangie nga detyrimet doganore administratori i kompanisë është ndihmuar dhe nga, Merlind Berberi, me detyrë agjent doganor, i agjencisë ?Etna Al?, i cili është arrestuar mëngjesin e së shtunës, për veprën penale të ?shpërdorimit të detyrës?.

?Sektori i Krimit Ekonomik në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, kanë finalizuar operacionin ?Vitamina?, arrestohen dy shtetas: Fatos Çausholli, 75 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator i kompanisë ?Omega- Farma? dhe Merlind Berberi, 32 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë agjent doganor në agjencinë ?Etna Al? Gjatë kontrollit të ushtruar në kompanin ?Omega?- Farma, u konstatua te kishte shmangie në vlerën e 4 000 000 lekëve, duke kaluar mallrat kontrabandë?, ? thuhet në njoftimin zyrtar të policisë së shtetit.

Në tetor të vitit 2015, prokuroria e Tiranës urdhëroi arrestimin e ish-administratorit të kësaj kompanie, Nadir Çausholli, pasi sipas akuzës, ai rezultonte si organizatori i një skeme mashtrimi me fatura false ilaçesh.

Pas hetimeve disa mujore të prokurorisë, u arrestuan disa drejtues farmacish si dhe punonjës të Fondit të Kujdesit Shëndetësor.

Prokuroria tha se ka ndjekur gjurmët e dokumenteve të rimbursimit për ilaçin Ketosteril për të zbuluar se një kompani me emrin ?Omega Pharma Group? ka lëshuar përgjatë periudhës qershor 2013-maj 2015, fatura fiktive, të cilat, një rrjet farmacish i ka paraqitur për rimbursim te fondi.

Prokuroria zbuloi se disa farmaci në Tiranë patën deklaruar hyrje të barit Ketosteril me furnitor ?Omega Farma Group?, por në fakt, ky ilaç importohet nga një kompani tjetër farmaceutike.

Në tetor të vitit të shkuar, prokuroria e Tiranës urdhëroi ndalimin e 13 personave ku sipas hetimeve rezultonte që i tërë mekanizmi i mashtrimit drejtohej nga ?Omega?, e cila lëshonte fatura fiktive për shitje ilaçesh te rrjeti i farmacive ndërsa farmacitë dorëzonin fatura për rimbursim te Fondi.

Ky është një nga shumë skandalet e skemës së sigurimeve shëndetësore përgjatë dy viteve të fundit.

Në qershor të vitit 2014, prokuroria e Tiranës, zbuloi katër farmaci ?fantazmë?, që përmes recetave të falsifikuara kishin përfituar rreth 56 milionë lekë nga Fondi i Kujdesit Shëndetësor. Në atë kohë u arrestuan 9 persona, mes të cilëve edhe drejtorin e FSDKSH së Tiranës, Pjerin Xhuvani.

Fondi i Kujdesit Shëndetësor është krijuar për të financuar shpërndarjen e ilaçeve falas dhe kujdesin shëndetësor për shqiptarët që janë përfitues nga skema kombëtare e sigurimit shëndetësor.

Në raportin vjetor të FSDKSH thuhet se fondi i rimbursimeve për 2014 ishte 8.2 miliardë lekë, duke e bërë farmaceutikën një nga tregjet më të rëndësishme në vend si dhe një nga tregjet me riskun më të lartë të mashtrimit.

Lajmet e fundit nga