Connect with Us

Basha takon opozitën e Kosovës/ Kundër gazit lotsjellës në Parlament!

Politikë

Basha takon opozitën e Kosovës/ Kundër gazit lotsjellës në Parlament!

Publikuar

-

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha vijoi axhendën e vizitës së tij në Kosovë me takime me drejtues të​ partive opozitare, kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, kryetarin e Vetëvendosjes Visar Ymeri dhe kryetarin e Nismës për Kosovën Fatmir Limajn. Në të gjitha takimet me kryetaret e partive opozitare, zoti Basha ka përcjellë mesazhin e perzgjedhjes së rrugëve dhe mjeteve te duhura te aksionit opozitar në mënyrë që të mos kercenohen arritjet e deritanishme, dhe t’i shërbehet konsolidimit të shtetit të Kosovës.

“Duke çmuar sfidat e Kosovës si një mundësi ku gjithsecili të japë kontributin e vet për t’i tejkaluar ato, uroj dhe shpresoj që te punohet per ti bashkuar vullnetet për qëllime të përbashkëta e të zgjidhen rrugët më pa kosto në mënyrë që të mos dëmtohet por t’i shërbehet konsolidimit të shtetit të Kosovës. T’i shërbehet njohjes së mëtejshme ndërkombëtare të Kosovës, integrimit europian dhe euroatlantik të Kosovës si interes themelor kombëtar. Pa lënë mënjanë detyrat e opozitës që kanë të bëjnë me vënien para përgjegjësisë së qeverisjes, ky është një rregull i artë i demokracisë dhe prioritetet kryesore që i kemi të përbashkëta në Tiranë dhe në Prishtinë, – në masa të ndryshme e kontekste të ndryshme – luftës kundër korrupsionit, luftës kundër krimit, luftës kundër varfërisë dhe përpjekjes për zhvillim ekonomik dhe punësim, e shpresë për gjithë qytetarët tanë,” -u shpreh kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha pas takimit me kryetarin e AAK-së.

Ramush Haradinaj ka ndarë të njëjtin qëndrim me zotin Basha, për një aksion opozitar që nuk dëmton arritjet e Kosovës por i çon ato më përpara.

Haradinaj: “Për ne është e mirë se ardhur, një kujdes, një interesim për gjendjen në Kosovë nga kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë. Parti opozitare dhe një parti që me përgjegjësi të madhe ka ushtruar funksione e përgjegjësi në shtetin shqiptar por edhe në interesimin për Kosovën. Edhe shqetesimi që të mos dëmtojmë të arriturat e deritanishme në Kosovë është real është i të gjithëve ne. Ne e kuptojmë që i tillë është ndjenja e mirë, ndjenja vëllazërore. Por opozitë që shkojmë përpara duke ndërtuar. Ne mirëpresim një interesim të tillë për diçka që të gjithë ne kemi interes.”

Në takimin me kryetarin e Vetëvendosjes, Visar Ymeri zoti Basha ka theksuar se çështja kombëtare është ylli polar i Partisë Demokratike.

Lulzim Basha: “Shpreh bindjen se në qëllimet që i bashkojnë forcat politike në Kosovë e Shqipëri e në veçanti në ato qëllime që kanë të bëjnë me interesin kombëtar, rrugët dhe mjetet e zgjedhura do të jenë të tilla që do t’i shërbejnë arritjes së këtyre qëllimeve, që të ndihmojmë konsolidimin  e mëtejshëm të vlerave të fituara në këto vite, siç është shteti i Kosovës, konsolidimi i të cilit është një interes esencial kombëtar për shqiptarët kudo që jetojnë, për Republikën e Shqipërisë dhe natyrisht për Republikën e Kosovës. Në këtë mënyrë duke ruajtur dhe duke mos dëmtuar arritjen e deritanishme të punojmë gjithsecili duke shfrytëzuar lirinë e pluralizmit dhe duke kontribuar përmes vlerave të veçanta që ai sjell në mozaikun e faktorëve politikë për t’i përmbushur këto interesa kombëtare si dhe për të shërbyer në mënyrë të përditshme atë për të cilën forcat politike ekzistojnë, interesin më të mirë të qytetarëve. Për përmirësimin e shanseve për ta, cilësinë e jetës për ta dhe garantimin e një të nesërme të sigurt dhe një ekonomie të fortë për Kosovën, për Shqipërinë dhe për shqiptarët kudo që ndodhen.”

LEXO EDHE:  Basha: Mazhoranca gënjen, drafti i Reformës është shpërndarë dje në darkë

Kryetari i Vetëvendosjes zoti Visar Ymeri tha se: “Patëm shansin që të këmbejmë idetë tona dhe përvojat tona në skenën politike e veçanërisht për bisedën që e patëm nevojën dhe domosdoshmërinë që Republika e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë të jenë dy shtete që i kontribuojnë një kombi që është kombi shqiptar dhe që bashkëpunimi mes dy shteteve të jetë bashkëpunim që zhduk barrierat dhe pengesat e komunikimit si ekonomik, arsimor dhe politik mes dy vendeve. Në mënyrë që potenciali i faktorizimit të shqiptarëve në rajon të bëhet realitetet dhe kështu që kjo e mirë që na sjell ky faktorizim dhe zhvillim ekonomik, të shërbejë për të përmirësuar jetën e qytetarëve në këto vende dhe gjithë shqiptarëve në rajon”.

I pyetur nga gazetarët për qëndrimin e Partisë Demokratike për bashkimin kombëtar, një kërkesë e Vetëvendosjes, zoti Basha u shpreh: “Çështja kombëtare ka qenë ylli polar i Partisë Demokratike që në minutën e parë të ekzistencës së saj. Çështja kombëtare vijon të mbetet ylli polar i Partisë Demokratike. Ne kemi mbështetur në të gjitha format dhe mënyrat, çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës. Partia Demokratike dhe Shqipëria ka një interes themelor në konsolidimin e shtetit të Kosovës si dhe në hedhjen e hapave të përbashkëta për integrimet gjithëkombëtare veçanërisht në fushën ekonomike dhe sektorë të ndryshëm në fusha ekonomike në mënyrë që shqiptarët dhe kombi shqiptar të ndihet sa më i papenguar, sa më i bashkuar pavarësisht ekzistencës së kufijve dhe domethënies dhe kontekstit të tyre konjuktural dhe historik.”

Pas takimit me kryetarin e Nismës për Kosovën Fatmir Limaj, zoti Basha shprehu bindjen se liderët politike të Kosovës do te arrijnë të kapërcejnë përmes konsensusit sfidat që kanë përpara në interes të qytetarëve të Kosovës.

“Kam besim të madh se zoti Limaj së bashku me kolegët në opozitë dhe me faktorët e tjere politike do të dinë të marrin vendimet e duhurae ne lidhje me sfida jo të lehta që duhen kapërcyer përmes gjetjes së konsensusit  bazuar në interesin më të mirë të Kosovës dhe qytetarëve të Kosovës. Dhe për këtë Partia Demokratike dhe unë personalisht i japim atij mbështetjen e plotë”, tha Basha.

Gjatë vizitës në Kosovë, Basha u takua edhe me kryetarin e Partisë Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli. Kryetari i Partisë Demokratike u prit në takime të veçanta edhe nga kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti si dhe nga komandanti i KFOR Gjenerali Major Guglielmo Miglietta.

Homazhet në nderim të familjes Jashari dhe komandantit legjendar Adem Jashari mbyllen vizitën një ditore të kryetarit te Partisë Demokratike  në Kosovë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Soreca i shkon në zyrë Metës/ Takim me presidentin

Publikuar

-

Nga

Soreca i shkon në zyrë Metës/ Takim me presidentin

Ambasadori i BE, Luigi Soreca i ka shkuar në zyrë presidentit Ilir Meta.

Mësohet se Soreca do të zhvillojë një takim me Metën.  Zhvillimet e fundit politike në vend, për Zgjedhoren dhe hapjen e listave, mendohet se do të jenë fokusi i bisedimeve mes diplomatit të BE dhe Presidentit Meta.



Vijon…

LEXO EDHE:  Basha: Mazhoranca gënjen, drafti i Reformës është shpërndarë dje në darkë

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vizita e Ramës në Athinë/ Mediet greke zbulojnë detaje e takimit

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama, do të zhvillojë një zhvillojë në një vizitë dy ditore në Athinë, ku do të takojë edhe homologun grek Kyriakos Mitsotakis.

Rama është ftuar të marrë pjesë në konferencën e organizuar nga revista prestigjoze “The Economist” në Athinë, ku do të marrin pjesë edhe shumë personalitet të tjerë të politikës, kryeministra dhe presidentë të vendeve të ndryshme.



Sipas medieve greke në takim do të flitet gjithashtu edhe për kufirin detar, e cila është një çështje që shkaktoi shumë polemika në aktualitetin politik të vendit, pasi kryeministri grek tha se do të marrë rreth 12 milje nga deti Jon.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Publikoi skandalin e makinës luksoze/ Gazetari sfidon publikisht Sandër Lleshajn

Publikuar

-

Nga

Sot, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, me një reagim publik dhe mediatik, i kompleksuar nga fakti i publikuar nga media që unë kam në pronësi dhe menaxhoj ka lëshuar nnë lumë akuzash ndaj CNA.al dhe meje personalisht.

Me mjeshtërinë e një frike se mund të paditet penalisht, Zoti Lleshaj ka përdorur turpësisht gjuhën e një “kapteri” politik megjithëse askush deri më sot nuk e ka fyer, por thjeshtë janë thënë të vërtetat për të. Prej disa ditësh CNA.al ka publikuar me foto dhe fakte dhe dokumente të siguruara nga institucionet shqiptare në lidhje me një mjet BMW luksoze në përdorim të Ministrit të Brendshëm, blerë nga Policia e Shtetit me një vlerë maramendëse që sipas Lleshajt vlen 50 mijë euro dhe jo 100 milionë lekë, siç ka deklaruar CNA.al.

Makina me targa Gjermane, te Policia e Shtetit

Në fakt, Zoti Lleshaj duhet ta dijë se vlera e një mjeti kur të hyjë në Shqipëri, duhet të ketë një faturë TVSH-je, duhet të zhdoganohet, duhet të targohet, duhet ti prihet siguracioni.

Makina me targa shqiptare, te Ministria e Brendshme

Prandaj e sfidojmë publikisht, ministrin e Brendshëm, për të kuptuar të vërtetën, të publikojë dokumentin e blerjes, në emër të kujt personi është blerë ky automjet apo në emër të cilit institucion. Zhdoganimin e tij, faturën e zhdoganimit, targimin dhe regjistrimin e mjetit në DPSHTRR. (E cila e njeh si mjet privat). Dhe çdo dokument tjetër që lidhet me këtë mjet luksoz, blerë në kohë pandemie.

Përgjigja nga DPSHTRR

Na vjen shumë keq që Zoti Lleshaj, ministri që fle mbi dosjet e krimit, përfshirë dhe dosjen e dhunës ndaj meje, gati tre vite e gjysëm më parë, në mes të Tiranës, në mes të ditës, për të cilën nuk ka askush vullnet për ta zbuluar. Por, ministri duhet ta kuptojë se nuk ka asgjë personale me të. Kam vetëm përgjegjësinë e detyrës time si gazetar.

Unë nuk jam shenjtor, gaboj. Por nuk jam as laro i krimit dhe as i financuar nga krimi, por viktimë e sulmeve të tij, jo vetëm me leva pas koke, por edhe me sulme mediatike, nga njerëz të botës së krimit, të cilët Sandër Lleshaj i ka vizituar në studiot e tyre.

Unë jam një gazetar i lirë, në këtë punë, po nuk je në dijeni, prej gati 20 vitesh, edhe në disa nga mediat dhe emisionet më prestigjoze në vend. Por meqënesë je drejtuar me atë gjuhë fyese drejt meje dhe redaksisë po të sfidoj publikisht të publikosh dokumentat dhe të vendosësh emrin tim dhe të redaksisë në përgjigjen e dhënë dhe të na tregosh kush janë tutorët dhe larot e krimit që qëndrojnë pas nesh.

T’i lëmë fjalët e tepërta, akuzat dhe fyerjet. Zoti Lleshaj kur nuk ke argumentat dhe faktet, apo dokumentet për t’i servirur publikut, mënyra më e mirë për t’u mbrojtur është sulmi. Duke fyer, sharë dhe intimiduar ata që thonë të vërtetën. Presim nga ju të na tregosh dokumentat e mjetit. Dhe pse u vendos të blihej pas tërmetit shkatërrues dhe pandemisë. Në kulmin e një krize ekonomike dhe financiare për vendin.

Lleshaj me makinën luksoze para parlamentit

Një makinë luksoze, e cila sipas teje nuk vlen 100 milionë lekë. Por sipas nesh, me çmimet e tregut me vlerën që ka, me faturët që duheshin paguar, ndoshta mjeti mund të shkojë diçka më pak se 100 milionëshi. Por, edhe me vlerat që thoni ju, me ato shuma parash do të ndërtoheshin disa shtëpi për banorët që rrinë në çadra apo disa respiratorë për spitalet shqiptare në kohë pandemie.

LEXO EDHE:  Debate në parlament/ Përplasen Basha dhe Xhafaj

LEXO EDHE:  Qytetari ‘ia plas’ në fytyrë Bashës/ Je me shumë vonesë, duhet të jesh më afër me popullin!

Në fund pas kërkesës për të publikuar dokumentat, sepse fatkeqësisht ratë nga niveli i një gjenerali ushtrie në atë të një “kapteri” partie, ju sfidoj publikisht t’i përgjigjeni edhe një pyetje tjetër, të bërë gati një vit e gjysëm më parë, në lidhje me një vilë në Gjirin e Lalzit, e cila përdorej sistematikisht nga ju deri ditën që u emëruat ministër, dhe që nga ajo ditë ajo qëndron në çelës.

Çelësat i keni ju dhe nuk i ka më Doda, por ua ka dorëzuar shumë vite më parë. Pavarësisht se në emër të kujt është. Ka ardhur koha të flasim me fakte dhe argumente Zoti Lleshaj.

Qetësohuni, merrni frymë thellë. Në qoftë se keni nevojë pini edhe ndonjë qetësues. Nuk keni faj, jeni një ish-gjeneral ushtrie, që la gradat për t’u bërë “kapter” partie. E rëndësishme është të qëndroni në detyrë dhe të luftoni krimin, jo të zhgrryheni me të. Të rrisni sigurinë për qytetarët shqiptarë dhe jot ë numëroni të vdekurit në autostradë, siç po bëni çdo ditë.

Ju sfidoj publikisht të na nxirrni dokumentet e automjetit dhe të na tregoni të vërtertën e vilës tuaj në Gjirin e Lalzit.

Sa për gjyqe, kërcënime dhe intimidime, ju lutem vendosni emrin tim në ato sulme dhe të CNA.al dhe pastaj të shohim kush ka përgjegjësi ligjore.

Media e lirë që denoncon apo “kapterët” e partive që lënë gradat e gjeneralit, për të shijuar luksin e një ministri që nuk i mjaftonte mjeti në shërbim të tij, por në kulmin e halleve të shqiptarëve kërkoi luksin e munguar.

Në pritje të përgjigjes tuaj, i nderuari gjeneral që u ktheve në “kapter partie”. Me respekt për të vërtetën dhe vetëm të vërtetën. Nga Elvi Fundo / CNA.al



“Kapter” Sandër Lleshaj reagon për makinën luksoze/ CNA.al i përgjigjet

Ekskluzive-Sandër Lleshaj dhe Ardi Veliu kapen në mega-skandal/ Si u “përvetësua” makina 100 milionëshe

Sandër Lleshaj, “kapteri” me limuzinë

Skandali me BMW-në 100 milionëshe të Sandër Lleshajt/ Mjeti qarkullon pa siguracion

Foto+Video/ Zbulohet vila e ministrit të Ramës në Gjirin e Lalzit

Ministri i Brendshëm përfshihet në skandal/ Fshehu një vilë në Gjirin e Lalzit?

Skandali me BMW-në luksoze të Sandër Lleshajt/ Makina qarkullon me targa falso

“Ministri i Lalzit”/ Sandër Lleshaj hesht për vilën luksoze

LEXO TE PLOTE