LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Argita Malltezi flet për gjyqin me Taulant Ballën: Gjykata u angazhua në fallsifikim

10 Mars 2016, 20:52, Aktualitet CNA

Vajza e ish-Kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi ka reaguar për sa i përket gjyqit me deputetin socialist Taulant Balla. Në një reagim zyrtar, Malltezi shprehet se Gjykata është angazhuar në akt fallsifikimi, ndërsa shton se ende nuk është  njohur me arsyet mbi te cilat bazohet vendimi.

Deklarata e plotë e Argita Malltezit

Sot kolegji i gjykates se apelit ka vendosur rikthimin per rigjykim te shpifjes se deputetit Balla ndaj meje. E kam te pamundur te komentoj mbi shkaqet, pasi ne nje rast te paprecedent ne njohurite e mia, gjykata u angazhua ne nje akt fallsifikimi dhe ende nuk jam njohur me arsyet mbi te cilat bazohet vendimi, por ne pergjigje te deklarates per shtyp te PS sqaroj sa me poshte:

Qe kur ka nisur shqyrtimi ne apel i ankeses se Balles, para gati dy vjetesh, jane zhvilluar nje maratone prej 18 seanca, 14 prej te cilave jane shtyre me kerkesa krejtesisht te pathemelta te Balles. Kjo ndodhi edhe seancen e kaluar, ne te cilen Taulant Balla kerkoi shtyrje; trupi gjykues iu bind kerkeses dhe caktoi seancen e rradhes Me 10 Mars, ora 12.50. Sot, ne menyre krejt te papritur trupi gjykues u mblodh ne ora 10.50 dhe shpalli vendimin. Une nuk isha e perfaqesuar, pasi njoftimi ne sallen e gjyqit ishte dhene per ne oren 12.50. Per te justifikuar zhvillimin e seances dy ore me heret se njoftimi, gjyqtari relator Zamir Poda ka futur ne dosje nje procesverbal me orar te ndryshuar, por ky fallsifikim provohet nga sistemi i rregjistrimit audio te séances. Gjyqtari Poda dhe sekretarja pohojne ne menyre te perseritur ne kete rregjistrim audio orarin e séances se sotme ne ora 12.50. Ne sfondin audio degjohet Taulant Balla qe bie dakort me orarin 12.50. Ne seancen e sotme, me orar te manipuluar ne 10.50, ka qene present vetem Taulant Balla. Balla ka arsye te shqetesohet per shpifjet dhe te beje zhurme per te mbuluar fallsifikimet, por e ftoj qe te ruaje qetesine dhe avokati i tij t?I shpjegoje se nuk ka gjykate qe mund ta konsideroje te vlefshem vendimin e dhene sot nga apeli. Sikunder garantoj qe shkeljet e kolegjit gjyqesor do t?I ndjek ligjerisht ne menyren me rigoroze.

Lajmet e fundit nga