LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha: Rilind monstra politike shqiptare, jo si Enver Halil Hoxha por si Edvin Kristaq Rama!!

9 Mars 2016, 19:41, Politikë CNA

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka komentuar deklaratën e shefit të qeverisë, Edi Rama në Asamblenë Kombëtare të PS-së. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Berisha shkruan se ka rilindur monstra politike shqiptare,  por kesaj radhe jo si Enver Halil Hoxha por sipas tij,si Edvin Kristaq Rama.

Postimi në Facebook nga ish-Kryeministri Sali Berisha

Rama, njelloj si diktatoret premton referendum per statutin e partise. Ai iu tha sot asambleistve socialist, tashme te kastruar politikisht, se ai nuk mund te zgjidhet sepse eshte i perjetshem dhe se statutin nuk e zbatoi sepse fajin e ka Saliu!

Te dashur miq, ne praktiken e diktatoreve dhe autokrateve, eshte e zakonshme qe ata, per t’u zgjedhur pa kufizim, cojne Kushtetuten ne referendum per te hequr nenin qe kufizon zgjedhjen e kreut te shtetit ne dy mandate.

Kete beri tre jave me pare dhe Presidenti komunist i Bolivise, Morales, te cilit qytetaret bolivian i prene bileten.

Kurse Edvin Kristaq Rama ka frike nga vota ne partine e tij si djalli nga temjani.
Rama nuk pranon fare te zgjidhet dhe sot si leshim maksimal ndaj asambleistve qe kerkojne zgjedhjen e kryetarit cdo 4 vjet ne zbatim te statutit te partise, ofroi, njelloj si diktatoret, referendum per statutin, Kushtetuten e PS. Ne te vertet, kemi rilindjen e monstres politike shqiptare qe kesaj radhe nuk quhet Enver Halil Hoxha por Edvin Kristaq Rama!

Lajmet e fundit nga