Connect with Us

Rama, biseda sekrete me Athinën dhe Romën për refugjatët sirianë

Politikë

Rama, biseda sekrete me Athinën dhe Romën për refugjatët sirianë

Publikuar

-

Qeveria shqiptare është duke zhvilluar bisedime diskrete me Athinën dhe Romën për çështjen e refugjatëve sirianë. Siç raportohet në mediat greke dhe italiane, kalimi i tyre nëpërmjet Shqipërisë po bëhet i pashmangshëm.

Qeveria greke njoftoi se do të fillojë vendosjen e refugjatëve të parë sirianë, vetëm pak kilometra nga kufiri me Shqipërinë. Të paktën 70 mijë pritet të jenë të bllokuar në Greqi në muajt në vazhdim, ndaj qeveria helene ka filluar të mendojë shpërndarjen e tyre.

Katër qendrave “hot spot” do të ngrihen në Filipiadha, në Igumenicë dhe në dy reparte ushtarake në Janinë. Edhe në Kostur, Follorinë dhe Ptolemaidha filloi puna për krijimin e ambienteve me kapacitet deri në 5.000 vetë.

Por një burim nga organizata Mjekët pa Kufij tha për Top Channel se është njoftuar të hapë tre pika të ndihmës së parë për refugjatët në kufirin me Shqipërinë, në Qafë Botë, në Kakavijë dhe Kapshticë.

Burime të Ministrisë së Jashtme greke thonë se, edhe në nivel politik vazhdojnë negociatat me qeveritë e vendeve fqinje për vendosjen në Shqipëri dhe Bullgari të një numri të caktuar emigrantësh, nga 10 deri në 15 mijë për çdo vend.

I njëjti burim saktësoi se pala shqiptare nuk ka kthyer përgjigje negative, ndërsa kryeministri bullgar ka rënë dakord në parim për të ndihmuar Greqinë në përballjen e krizës humanitare që po afron. Por edhe Roma zyrtare vazhdon të jetë e shqetësuar për këtë problem.

LEXO EDHE:  Pagat e pedagogëve/ Kryeministri “lan duart”

Ndryshe nga sa u paraqit një ditë më parë në deklaratat zyrtare të qeverisë shqiptare, se Sandro Gozi, nënsekretar i qeverisë italiane për çështjet europiane bisedoi në Tiranë vetëm për çeshtjet e integrimit, mediat italiane thonë se ai ishte i dërguari i posaçëm i kryeministrit Renzi për të përgatitur në Tiranë një plan emergjence nëse nisin vërshimet në masë të refugjatëve drejt Italisë.

Sipas mediave italiane, gjatë takimeve jozyrtare të zotit Gozi me kryeministrin shqiptar Rama dhe kryetarit të Parlamentit Meta është folur për të formalizuar një memorandum mirëkuptimi në ditët e ardhshme për të lehtësuar më tej  shkëmbimin e informacionit dhe të forcimit të bashkëpunimit operacional. Italia më parë vendosi që të pranojë Shqipërinë në patrullat detare, si pjesë e operacionit “Triton”, por edhe për të kontrolluar kufijtë tokësorë në vijën e gjelbër me Greqinë.

Pak ditë më parë, prokurori i Leçes i tha mediave se, në malet e Greqisë me Shqipërinë janë gati 25 mijë refugjatë sirianë dhe qeverisë italiane i duhet të hyjë në bisedime të shpejta me qeverinë shqiptare për zgjidhjen e problemit./TCH

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Dënimi i Adriatik Llallës/ Shehi: Ndjej kënaqësi perverse që të dënohen ca hajdutë

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, e sheh dënimin e ish prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, si një histori që çedon.

Shehi shprehet se ndjen një kënaqësi perverse për dënimin e tij madje, ai thekson se për Llallën duhet bërë një gjykim i madh.

Ndjej si gjithë shqiptarët një lloj kënaqësie perverse që të dënohen ca hajdutë”, ka thënë Shehi i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” me Ylli Rakipin.



Dënimin e ish-kryeprokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla politikani Dashamir Shehi e sheh si një histori që çedon. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Shehi tha se ndjen kënaqësi perverse për dënimin e tij, ndërkohë që shtoi se “duhet të dënohen ca hajdutë”. Sipas Shehit, Llalla ka qenë prokuror i përgjithshëm dhe nuk mund të dënohet për çështje të dorës së dytë 2 vjet.

“Kjo histori çedon në disa gjëra dhe mua nuk më pëlqen. Jo se nuk më pëlqen të dënohen fuksionarët e lartë, unë biles pres që të dënohen. Ndjej si gjithë shqiptarët një lloj kënaqësie perverse që të dënohen ca hajdutë. Meqë 30 vjet kam qenë i ndershëm dhe jetoj në mënyrë modeste. Ç’janë këto horra që na rrethojnë që duhet të bëjnë patjetër miliona, pallate dhe ne të tjerët qenkemi budallenj.

Pse duhet të jetojnë këta në luks dhe ne të ndershmit të jetojmë keq. Unë ndjej një kënaqësi perverse, të gjithë e ndjejnë, por unë e shpreh. Dua të venë gjërat në vend. Llalla ka qenë prokuror i përgjithshëm dhe dënohet për çështje të dorës së dytë 2 vjet. Siç mund të dënohet një prokuror i zakonshëm që nxjerr nga burgu një hajdut pulash. Për të duhet bërë një gjykim i madh, përndryshe ne këtu përfundojmë tek kafet e Nexhmie Hoxhës. Ky ose ka bërë zullume ose jemi në një situatë qesharake”, është shprehur kreu i LZHK./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

‘Nuk po merremi vesh’/ Aleati i Bashës nxjerr të palarat, si u grisën fletët e votimit

Publikuar

-

Nga

Agron Duka kritikon Bashën dhe aleatët/ Përshpejtoni negociatat, lëshoni pe

Aleati i Partisë Demokratike, Agron Duka është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Log”, ku mes të tjerave ka folur dhe për vendimin e Grupit Parlamentar të PD-së për të grisur fletët e votimit kur po zgjidhej kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Duka tha se ai nuk ishte njoftuar për këtë gjë dhe një moment panë që deputetët demokratë filluan të grisnin fletët e votimit tek kutia.



 “Opozita është dobësuar ama. Ne nuk po merremi vesh në asnjë lloj vendimi. Nuk dinim gjë çfarë vendimi kanë marrë këta për kryetaren e Kuvendit, dhe ne u detyruam të marrim vendime individual kur shkuam për të votuar. Aty pamë që po grisnin fletët e votimit”, tha Duka.

LEXO EDHE:  Pas shkarkimit nga puna/ Dylgjeri i çon të fala ministres së Ramës

LEXO EDHE:  Gjuha e ashpër në fushatë/ Gjosha “kryqëzon”Rama

Kujtojmë që Duka ndryshe nga veprimi i PD-së që grisi fletët e votimit, zgjodhi të bojkotonte procesin duke mos marrë pjesë në votim.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Berisha ka të drejtë për statutin”/ Gjata: Kriza në PD zgjidhet me votim

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Sekretari për çështjet ligjore të PD-së, Çlirim Gjata ka komentuar zhvillimet e fundit në Partinë Demoratike dhe deklaratën e Bashës për të mos mbledhur Kuvendin Kombëtar.

Në komentin e tij Gjata ka theksuar se situata brenda PD është shumë e rrezikshme dhe se Berisha ka të drejtë për mbledhjen e Kuvendit.

“Berisha ka të drejtë se e ka statuti mbledhjen e kuvendit. Por nuk jemi para gjykatës, sepse atje ndahen gjërat. Është më politike çështja. Nëse mblidhet ¾ e firmave mblidhet kuvendi. Por nuk e di nëse Basha mund ta pengojë apo jo. Këtu nuk po respektohet Kushtetuta”, ka thënë ai për Syri Tv.

LEXO EDHE:  Pas shkarkimit nga puna/ Dylgjeri i çon të fala ministres së Ramës

LEXO EDHE:  Rama i trembur nga dokumentat e SHISH për Tahirin dhe Olsin e Kokainës



Më tej Gjata ka theksuar se kryetari nuk ka të drejtë të ndalojë mbledhjen e Kuvendit dhe se zgjidhja e PD është votimi.

“Kryetari nuk ka të drejtë të ndalojë mbledhjen e kuvendit. Mendoj që PD është në një moment që duhet ta vlerësojë.  Më vlerë ka të rregullohet marrëdhënia e brendshme në PD. Opozita të ngrihet në nivel opozitar. A kemi fuqi për ta kapërcyer këtë ngjarje, të mos mendojmë se çfarë u tha. Të synojme drejt një zgjidhje dhe ajo është e votimi”, deklaroi Gjata./ CNA.al

LEXO TE PLOTE