LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shënim/ Pse nuk besohet Lulzim Basha kur flet për arsimin e lartë

7 Mars 2016, 20:35, Aktualitet CNA

?Për arsimin universitar ashtu siç e meriton duke shfuqizuar ligjin klientelist për arsimin e lartë e duke iu dhënë të rinjve shqiptar një shans për të studiuar, për tu diplomuar?, kjo është fjalia e vetme që Lulzim Basha tha sot në ditën e 7 marsit, për arsimin e lartë. Një fjali në fakt e përsëritur. Thjesht fjali dhe asgjë më shumë.

Askush nuk mund të thotë që Basha se ka me të vërtetë atë që artikulon, por në fakt askujt s?ja mbush mendjen dhe zor se mund ta besosh.

Ligji i arsimit të lartë u financua dhe mbështet nga njerëz afër Bashës, disa miq për kokë, disa në fakt klientë edhe të Edi Ramës. Ky ligj nuk u kontestua nga Basha kur u përgatit, përvec disa deputetëve në dalje sporadike. PD heshti shumë kohë. Zyrtarisht u kujtua javën e fundit të bëjë një palo betejë dhe kur u votua ligji iku nga salla.

Ish- kryeministri Sali Berisha gjatë seancës parlamentare tha se ?pronarë universitetesh që janë botues mediash i ofruan para opozitës për votën pro ligjit?. Pra klientela e Bashës ishte gati të paguante.

Por, kjo u ndal jo se nuk donte Basha, por sepse nuk donte Berisha, dhe për këtë ka ende një fakt kokëfortë. Sot ku kane kaluar gati 5 muaj nga Ligji i Arsimit të lartë ende ai nuk është cuar në Gjykatën Kushtetuese nga PD-ja, megjithse u tha në fund të nëtorit, pastaj dhjetor. Sot jemi në Mars dhe asnjë veprim.

Pra Lulzim Basha, në cdo hap ka treguar se është pro ligjit, megjithse thotë ?nesër do e shfuqizojmë?, thjesht do bëjë disa ndryshime sipas interesave të Universiteteve klienteliste të tij dhe Edi Ramës. Asgjë më shumë.

Njerëzit e këtyre universiteteve cdo ditë marin poste kyce në PD të sponsorizuara nga ata por edhe me mbështetjen e Lulzim Bashës. Ata ike cdo ditë në krah të tij, janë në staf, në kabinet, në dreka e darka, në struktura të PD-së, emërohen në poste kyce dhe promovohen edhe kur humbin turpshëm.

Kreu demokrat sot tha se do shfuqizojë ligjin kur të vijë në pushtet, përpara se ta besojmë këtë duhej minimalisht ta kishte cuar ligjin në Gjykatë Kushtetuese. Ky veprim i tij do vlente shumë, pasi do hidhte poshte hamendësimet se është i lidhur me një klientele korruptive universitare, janë po ata që zhgryheshin edhe me Ramën. Edhe sikur gjykata të hidhte poshte pretendimet e PD-së, Basha do tregonte se ishte i vendosur në këtë beteje, kurse fjalet boshe që i mer era nuk janë asgje vetëm show i rradhës.

Basha tha se ne dhjetor do e conte ligjin në Kushtetuese, por haron se jemi në Mars dhe sot  foli vetëm për shfuqizim të tij. Edhe kjo s?ka për të ndodhur, sepse thjesht sic e pwrmendwm mw lart, do bëjë ndryshime sipas interesave të të njëjtës klientele ku fatkeqsisht na ka treguar se është peng./citynews

Lajmet e fundit nga