LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kastriot Myftaraj tregon dhunen ne protestat e Erion Veliajt

7 Mars 2016, 07:05, Aktualitet CNA

Kur Departamenti i Shtetit mbronte zyrtarisht e paturpësisht dhunën e Lëvizjes ?Mjaft? të Erion Veliajt/Kastriot Myftaraj

Në raportin e Departamentit të Shtetit të SHBA për gjendjen e lirisë dhe të drejtave të njeriut Shqipërinë, për vitin 2006, të publikuar në 2007, gjendet paragrafi i mëposhtëm ku përshkruhet një incident i ndodhur gjatë një proteste të Lëvizjes ?Mjaft? Sipas raportit: ?Mjaft? raportoi që më 1 shtator, Policia qëndroi pranë pa ndërmarrë veprime kur një mbështetës i qeverisë sulmoi fizikisht pjesëmarrësin në një protestë që kishte organizuar. Në fund të vitit, nuk pati akuza kundër oficerëve dhe policia nuk ndërmori veprime të pavarura?.
Këtu fjala është për një protestë që Lëvizja ?Mjaft?, e drejtuar nga Erion Veliaj, bëri në 1 shtator 2006, në sheshin e mbiquajtur ?Zogu i zi? në Tiranë, për të treguar opinionit se prishja nga ana e qeverisë së drejtuar nga Berisha, e mbikalimit që po ndërtonte Bashkia e drejtuar nga Edi Rama në këtë shesh, kishte prishur tubacionet e ujit, duke i lënë pa furnizim me ujë banorët e kësaj zone.
E vërteta e dokumentuar me pamje televizive është se në këtë protestë aktivistët e ?Mjaft? bënë një incident të dhunshëm, që u përcoll tek publiku nga televizionet. Disa aktivistë të ?Mjaft? sulmuan një zonjë plakë e cila në atë ditë të nxehtë vere qendronte para dyqanit të saj me një zorrë uji në dorë dhe, siç bëjnë rëndom shitësit, ujiste mjedisin para dyqanit të saj, për të larguar pluhurin dhe freskuar paksa mjedisin. Kjo zonjë i bëri të zemërohen shumë veprimtarët e ?Mjaft? për shkak se prania dhe veprimi i saj dëshmonin qartë se pavërtetësinë e arsyes të protestës së ?Mjaft?. Prandaj disa veprimtarë të ?Mjaft? reaguan dhunshëm duke e sulmuar fizikisht këtë zonjë plakë, për t? ia rrëmbyer me forcë zorrën e ujit për t? ia shkëputur lidhjen me rubinetin e ujit. Policia e Shtetit që mbikqyrte protestën Në këtë moment ndërhyri një qytetar i indinjuar i cili, i mbështetur dhe nga të tjerë, e mori në mbrojtje zonjën, duke u përballur fizikisht me ?mjaftistët?. Sjellja e këtij qytetari është e lavdërueshme. Sigurisht që Lëvizja ?Mjaft? kishte të drejtë të protestonte për çështjen e përmendur më lart, por nuk kishte të drejtë të ushtronte dhunë, aq më tepër ndaj qytetarëve që ishin në punë të vet.

Këtë skenë e panë të gjithë në televizion dhe sigurisht që e kanë parë edhe ata funksionarë të ambasadës amerikane në Tiranë, të cilët mbledhin të dhëna mbi bazën e të cilave hartohet raporti i Departamentit të Shtetit. Atëhere këtu lind pyetja: Pse diplomatët e ambasadës amerikane në Tiranë kanë bërë një raportim selektiv në Departamentin e Shtetit për këtë incident. Pse nuk e kanë raportuar gjithë ecurinë e ngjarjes, por vetëm atë pjesë të saj që mbështeste versionin e dhënë nga Lëvizja ?Mjaft?? Merret vesh, Ambasada Amerikane ka falsifikuar detajet e ngjarjes, nw interes tw Veliajt. Në rast se Policia duhet të ndërhynte në këtë incident, ajo ishte dashur të ndërhynte që në momentin kur mjaftistët sulmuan zonjën plakë, gjë që do të kishte evituar që të ndodhte një përleshje midis mjaftistëve dhe qytetarëve të indinjuar. Por Policia e Shtetit ishte e sugjestionuar nga Lëvizja ?Mjaft? si lepuri nga kobra, për shkak se ?Mjaft? kishte si bodyguard special ambasadorët kryesorë perëndimorë në Shqipëri, dhe së pari atë amerikan. Ambasada amerikane i kishte dhënë Lëvizjes ?Mjaft? licencën e dhunës, prandaj Departamenti i Shtetit kërkonte që Policia të merrej jo me agresorët mjaftistë por me qytetarin që ndërhyri për të mbrojtur viktimën e dhunës së tyre.

Qytetari i cili quhet në raportin e Departamentit të Shtetit ?përkrahës i qeverisë? është një person i cili nuk i kishte punët aspak mirë me qeverinë ?Berisha? për shkak se kishte një konflikt gjyqësor për një pronë me dhëndrrin e Kryeministrit. Pak kohë më pas ky qytetar u sulmua brutalisht në pronën e tij nga Policia e Shtetit, e udhëhequr nga ai horri tropojan me uniformë që mban një emër lumi të Shqipërisë së Mesme. Qytetari në fjalë nuk dëgjoi këshillën time për ta paditur Departamentin e Shtetit në një gjykatë amerikane dhe për t? i kërkuar dëmshpërblim.
Me këtë pjesë të raportit vjetor të cituar më lart, Departamenti i Shtetit u soll sipas praktikës së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë së kohës së Hitlerit në vitet ?30, që kur grupet naziste të gjermanëve në Çekosllovaki (Sudete) dhe Austri sulmonin çifutët dhe antifashistët dhe nazistët përballeshin me reagimin qytetar, Berlini protestonte për faktin se policia çekosllovake ose austriake nuk reagoi për të ndëshkuar ata që kundërshtonin dhunën e nazistëve. Lëvizja ?Mjaft? kishte dhënë shenja të qarta se po adopton edhe dhunën në protestat e ashtuquajtura qytetare, një zhvillim i ri ky në të ashtuquajturën ?shoqëri civile?, gjë që e përdornin repartet naziste të sulmit.

Dhjetë vite më vonë, Erion Veliaj është një pushtetar i rëndësishëm dhe sot Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake e Tiranës, me urdhër të tij ushtrojnë dhunë ndaj aktivistëve të shoqërisë civile (këtu më duhet të sqaroj se çdo qytetar që i përket një familjeje taksapaguese është aktivist i shoqërisë civile, jo ata që janë pjesë e burokracisë së shoqërisë civile, duke qenë në OJF-të fitimprurëse). Ambasada Amerikane hesht, dhe po kështu heshtin të gjitha ambasadat perëndimore në Tiranë që dikur ishin sponsore dhe bodyguarde të Erion Veliajt dhe Lëvizjes ?Mjaft?.

Unë nuk ndaj të njëjtin qëndrim me protestuesit dhe nuk kam një mendim të prerë se në parkun e kryeqytetit nuk duhet të ndërtohet dhe një kënd lojërash për fëmijë, që në fakt është shumë i gjerë për t? u quajtur thjesht ?kënd?. Ajo çka më shqetëson mua është se përse Erion Veliaj që ka komoditetin të ketë në anën e tij shumicën në Këshillin Bashkiak, si dhe qeverinë e Kuvendin, nuk kujdeset që t? i bëjë gjërat ashtu siç e kërkojnë ligjet në fuqi, por vepron në shëprfillje të plotë të ligjeve. Kjo tregon se reforma në Drejtësi e shndërruar në kauzën e madhe të Ambasadës Amerikane, është një fiksion, një mashtrim, sepse nëse do të bëhej seriozisht kjo reformë, Erion Veliaj do të shkonte në burg për shpërdorimet e tij. Dhe Erioni sigurisht që si gjithmonë është shumë i informuar për projektet e Ambasadës Amerikane, dhe e di të vërtetën e Reformës në Drejtësi që nuk është veçse një smoke screen, një perde tymuese e krijuar për të fshehur përshtypjen e keqe të ardhjes në Shqipëri të organizatës me 5000 muxhahedinë iranianë.

Nëse Ambasada Amerikane i ka dhënë licencë Erion Veliajt për të qenë diktator i kryeqytetit, ky është një gabim shumë i rëndë, me një kosto fatale në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane. Kur në Shqipëri strehohet me kërkesën amerikane një organizatë paramilitare me 5000 luftëtarë, e cila kërkon të ndryshojë regjimin në Teheran, aq më tepër kanë të drejtë qytetarët e Tiranës të krijojnë organizata të reagimit adekuat ndaj dhunës shtetërore, të tilla që t? i mbjellin si pemë në park me kokën poshtë, poliët terroristë të Erionit që dhunojnë qytetarët e përgjegjshëm. Nëse bashkë me ta do të mbillet edhe ndonjë diplomat amerikan, aq më mirë.

Lajmet e fundit nga