LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkodër/ Drejtuan automjetet në gjendje të dehur, arrestohen 4 persona

6 Mars 2016, 12:32, Kronika CNA

Katër persona janë arrestuar nga policia e Shkodrës pasi drejtonin automjetet në gjendje të dehur. Mësohet se në prangat e bluve ka rënë shtetasi Emiljan Ndou 24 vjeç, banues në fshatin Bleran, Shkodër.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë sepse në segmentin rrugor ?Bardhaj – Shkodër?, u kap pa leje drejtimi, duke drejtuar mjetin tip motorrçikletë, pa targë, i cili është përplasur me autoveturën tip ?Ford? me targa AA 291 GY i drejtuar nga shtetasi A. B. 39 vjeç banues në Shkodër . Si pasojë e kësaj përplasje ka pësuar vetëm dëme materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale ?Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt? parashikuar nga neni 291 të Kodit Penal

Ndërkohë është arrestuar edhe shtetasi Alfred Zojza, 24 vjeç, banues në fshatin Vilëz Shkodër.  Arrestimi i këtij shtetasi u bë sepse në rrugën e fshatit Bardhaj, Shkodër u kap pa leje drejtimi nga Patrulla e Përgjithshme, duke drejtuar mjetin tip ?Wolksvagen? me targë TR 0888P. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale ?Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt?, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

Në prangat e policisë kanë rënë gjithashtu edhe shtetasit

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë sepse në qytetin Pukë, nga shërbimet e policisë u kapen pa leje drejtimi dhe pa dokumenta duke drejtuar mjetet:

Si dhe gjatë shoqërimit kanë kundërshtuar Punonjësit e Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale ?Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik? dhe ?Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt?, parashikuar nga neni 236 dhe 291 të Kodit Penal.

Lajmet e fundit nga