LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Servet Pëllumbi dënon sulmin ndaj Blushit në Elbasan/ Aktet e dhunës po rrezikojnë PS 

6 Mars 2016, 08:04, Aktualitet CNA

Servet Pëllumbi, ish-Kryeparlamentari njëkohësisht një nga ish-eksponentët e Partisë Socialiste, ka dënuar ashpër sulmet ndaj deputetit Ben Blushi në takimin me socialistët e Elbasanit, ndërsa shton se aktet e dhunës po e vënë në rrezik PS-në. Në një prononcim për të përditshmen “Sot”, përshkallëzimi i përplasjeve mes Ramës dhe Blushit po rrezikon Partinë Socialiste.

?Çdo lloj përplasje që nuk ndjek një rrugë demokratike, mirëkuptimi e dëmton jo vetëm Partinë Socialiste, por çdo parti tjetër e çdo bashkësi tjetër. Ngjarja në Elbasan më la një shije jo të mirë. Mendimi ndryshe duhet dëgjuar sado kritik që është. Të tjerët le të gjykojnë më pas!?, u shpreh Pëllumbi.

Servet Pëllumbi, pavarësisht se shprehet se mendimi ndryshe duhet të dëgjohet dhe respektohet, nga ana tjetër, ai thotë se zgjedhja për kryetarin nuk është një debat që favorizon PS, e cila po ecën në rrugën e duhur. Ai thekson se, kur PS ka fituar dy beteja të mëdha politike, debati për kryetarin është debat jo i domosdoshëm në këto momente. ?Debate të tilla veçse e dëmontojnë partinë dhe mendoj që në PS ka forca që mënjanojnë këta faktorë dëmtues. Tani, zgjedhjet duhen parë në bazë të statutit, jo jashtë tij, por edhe të interesave të momentit për qeverisjen dhe për Partinë Socialiste?, u shpreh Pëllumbi. Ai theksoi se demokracia ka rëndësi brenda një partie politike, por në radhë të parë duhen parë edhe prioritetet e PS. ?Ka të tjera prioritete PS, sigurisht që demokracia e brendshme në parti ka rëndësinë e vet, por tashmë ka të tjera prioritete dhe çdo gjë duhet parë në përputhje me to dhe jo thjesht për të parë germën e demokracisë?, shprehet profesor Pëllumbi.

Servet Pëllumbi thotë se, jo domosdo duhet të ketë garë për kryetarin, kur më të rëndësishme janë përpjekjet për të çuar përpara reformat e vendit. ?Demokracia nuk është një garë, demokracia ka një thelb, ka një mision ka një qëllim. Kjo është njëra anë. Filozofia tjetër është filozofia pragmatiste. Pra partitë duhet të mësohen të zbatojnë filozofinë pragmatiste, nuk them që nuk duhet të mbahen parasysh parimet, por parimet duhen parë të ballafaquara me leverdinë dhe dobinë që kanë ato, të ballafaquar me realitete konkrete, me kushte konkrete dhe nuk duhet që nëqoftëse këto kushte konkrete, kjo leverdi kjo dobi të dikton diçka tjetër, nuk duhet t`i qëndrosh garës o zgjedhje o s?ka, sikur po nuk bëre zgjedhje je teknokrat je autokrat?, thotë Pëllumbi.

Lajmet e fundit nga