LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Metodë e re për të luftuar depresionin

6 Mars 2016, 22:45, Lifestyle CNA

Një studim i kohëve të fundit i shkencëtarëve amerikanë konfirmon rezultatet e kërkimeve të mëparshme, por edhe zbulon diçka të re, atë se meditimi mund të ndikojë në vetëdijen e individit.

Meditimi është një mënyrë që mund të ndihmojë në lehtësimin e simptomave të depresionit dhe ankthit për njerëzit që kanë nevojë më së shumti. Në studimin, rezultatet e të cilit u botuan në revistën ?PLoS ONE?, morën pjesë 24 persona të cilët kurrë nuk kishin medituar.

Ata e vijuan një kurs gjatë një periudhe prej dy muajsh, gjatë së cilës kohë çdo ditë meditonin për 45 minuta. Shkencëtarët i krahasuan skanimet e trurit para dhe pas meditimit dhe konstatuan se pas meditimit, pjesa e trurit përgjegjëse për emocionet dhe perceptimin ishte më e trashë.

Ndryshimet e tilla e përforcojnë rezistencën psikologjike të individit ndaj ankthit dhe depresionit. Meditimi është diçka që mund ta bëni kudo, nevojitet vetëm pak praktikë. Më së miri do të ishte që meditimin ta mësoni me ndihmën e ekspertëve, ndërsa më vonë atë mund ta bëni në mënyrë të pavarur në komoditetin e shtëpisë suaj.

Lajmet e fundit nga