LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Goditi me dru në fytyrë dajën/ Arrestohet 26-vjeçari

6 Mars 2016, 09:57, Kronika CNA

Policia e Fierit ka bërë të mundur arrestimin e shtetasve: Pëllumb Rustemi, 26 vjeç dhe V.K, 18 vjeç, të dy banues në fshatin Drizë, Fier, pasi në fshatin Drizë, për motive të dobëta, shtetasi Pëllumb Rustemi ka goditur me dru në fytyrë duke i shkaktuar frakturë në hundë, dajën e tij, shtetasin: S.T, 64 vjeç, banues në fshatin Drizë. Ndërsa shtetasi V.K, e ka goditur me grushta shtetasin S.T duke i shkaktuar dëmtime. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës shkallës parë Fier për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Dëmtime të tjera me dashje” parashikuar nga Nenet 130/a dhe 90 të Kodit Penal.

Lajmet e fundit nga