LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dhuna në familje/ Në pranga dy persona në Pogradec dhe Kolonjë

6 Mars 2016, 10:02, Kronika CNA

 

Dy persona janë arrestuar në qarkun e Korçës pasi akuzohen për dhunë në familje. Mësohet se në prangat e policisë ka rënë shtetasi Gentian  Kaftirani, 40 vjeç, banues në fshatin Bletas, Pogradec. Arrestimi i tij u bë pasi, dyshohet se dje në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike  ndaj  bashkëshortes  së  tij,  shtetases  N.K, 36 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale: ?Dhuna në familje? parashikuar nga neni 130/a  i  Kodit  Penal.

Në prangat e policisë së Kolonjës ka rënë gjithashtu shtetasi Bledis  Agolli, 33 vjeç, banues në fshatin Taç. Arrestimi i tij u bë pasi, dyshohet se dje në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike  ndaj  babait  të tij, shtetasit  F.A, 61 vjeç. Materialet  i  kaluan Prokurorisë  të  Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale : ?Dhuna në familje? parashikuar nga neni 130/a  i  Kodit  Penal.

Lajmet e fundit nga