Connect with Us

Gjendje e vështirë për refugjatët në Greqi

Kosova & Rajoni

Gjendje e vështirë për refugjatët në Greqi

Publikuar

-

Sot në orët e mëngjesit në veri të Greqisë, refugjatët, shumica sirianë dhe irakianë, ndezën zjarre përsëri në fushat me baltë në pritje të një dite tjetër të vështirë dhe të pasigurt nëse Maqedonia do të vazhdonte ta mbante të mbyllur kufirin, duke bllokuar kalimin e tyre për në Evropë.

Për ditë me radhë fëmijët nuk janë larë, pasi ka vetëm disa ambjente ku mund ta bëjnë një gjë të tillë në një zonë ku numri i azilkërkuesve sipas zyrtarëve të Kombeve të Bashkuara është 12 mijë.

Punonjësit e Mjekëve Pa Kufi, që është organizata kryesore që po ofron shërbime në Idomeni, e pranon se ambjentet janë të papërshtatshme dhe po u kërkojnë organizatave të tjera që të japin më shumë ndihmë në kushtet e mbështetjes së pamjaftueshme nga autoritetet greke dhe evropiane./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Kosova regjistron 461 raste me koronavirus/ Ja sa kanë humbur jetën sot

Publikuar

-

Nga

Kosova regjistron 461 raste me koronavirus/ Ja sa kanë humbur jetën sot

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar të mërkurën 461 persona të infektuar me koronavirus, pas testimit të 3,138 mostrave.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar tri viktima me këtë virus.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Fushë-Kosovë 1 rast (80 vjeç), Gjakovë 1 rast (85 vjeç), Pejë 1 rast (83 vjeç”, është thënë në njoftim.

Sipas IKSHPK-së, nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, të mërkurën janë shëruar 319 persona, derisa raste aktive janë 6,968.

LEXO EDHE:  “Një investigim që tregon se si e mashtruan grekët veten”

LEXO EDHE:  Apple ofron iCloud falas për grekët

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore në këtë shtet kanë regjistruar 67,469 persona të infektuar me këtë virus.

Prej tyre, 1,582 pacientë kanë vdekur./REL

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

E rëndë/ Shpërthen zjarri në kampin e refugjateve në Greqi, humb jetën 6-vjeçari

Publikuar

-

Nga

E rëndë/ Shpërthen zjarri në kampin e refugjateve në Greqi, humb jetën 6-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në kampin e refugjatëve Thiva në Greqi.

Një ndërtesë e një fabrike të vjetër është përfshirë nga flakët dhe për pasojë ka ndërruar jetë një djalë 6-vjeçar.

Sipas mediave greke, vogëlushi ishte me origjinë iraniane dhe anëtar i një familjeje me 7 persona.

Fëmijën e kanë nxjerrë pa ndjenja refugjatet para se të paktën 6 zjarrfikës dhe policia të mbërrinte në vendngjarje.

LEXO EDHE:  Boom të infektuarish me Covid në Greqi/ Ulet numri i viktimave

LEXO EDHE:  Lëvizjet që priten nga qeveria e re greke

Ngjarja tragjike po hetohet nga policia.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Aksion në Ministri/ Arrestohet kreu i Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë

Publikuar

-

Nga

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Sipas mediave kosovare, në këtë aksion është arrestuar kreu i Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, Agim Nuha. Nuha është emëruar në këtë pozicion në shkurt të vitit 2020.

Lajmin për bastisjen në MBPZHR e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani. Kelani ka thënë se informacione shtesë rreth këtij aksioni do të jepen pas përfundimit të operacionit./CNA.al

LEXO TE PLOTE