LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Your Face Sounds Familiar"/ Ne Klan do imitojnë ikona të skenës botërore të muzikës

4 Mars 2016, 18:50, Lifestyle CNA

Janë 7 artistët që do të ngjiten në skenën e ?Your Face Sounds Familiar?, versioni shqiptar i spektaklit ku personazhe të njohur nga vendi, imitojnë ikona të skenës botërore të muzikës.  Produksioni më i ri i Tv Klan, ka vendosur që premiera e serisë së parë të shfaqet për publikun ?live? mbrëmjen e së hënës, më 14 mars.

Një skenë krejtësisht e re, më e madhe dhe me efekte speciale, do të ndihmojë në atmosferën e cila, i do afruar sa më shumë interpretimeve që kemi parë nga origjinali.

Por, sfida më e madhe e këtij formati mbetet transformimi i pamjes së jashtme që personazhet shqiptarë duhet t?i nënshtrohen, për të qenë një kopje reale e yjeve të muzikës botërore. Maskimi me grim e paruke duket si një nga vështirësitë më të mëdha, që titulli ?fytyra jote më duket e parë?, të godasë në publik.

Jo vetëm ?look?-u, por edhe zëri është një domosdosdoshmëri në këtë spektakël imitimesh. Pavarësisht të gjithave, kjo pjesë duket e zgjidhur, përderi sa vokalet e këngëtarëve janë regjistruar më parë në studio, ndoshta duke u modifikuar me efekte?

Kështu, këngëtarët; Anxhela Peristeri, Rozana Radi, Era Rusi, Kastro Zizo, Adelina Tahiri, Endri Prifti, Besnik Qaka (Nrg Band), do duhet t?i provojnë vetes, se sa të aftë janë për t?u futur nën lëkurën e të famshëmve si; Britney Spears, Lady Gaga, Amy Winehouse, Pavarotti, Michael Jackson etj.

Krahas performancave skenike, një zgjedhje e fortë që duket se do t?i shtojë pikë spektaklit, është juria. Arian Çani, Bleona dhe Frederik Ndoci, janë tre figura, njëri më kontravers se tjetri, të cilët do të vlerësojnë punën javore të konkurentëve. Bashkë me pikët e jurisë, artistët do të votojnë për kolegët rivalë dhe kështu në fund të mbrëmjes, do të dalë një fitues, raporton Lapsi.

Versioni origjinal i spektaklit ?Your Face Sounds Familiar? vë në garë këngëtarët, të cilët luftojnë për një kauzë bamirësie. Paratë që ata fitojnë nga çmimi, shkojnë për çështjen që artistët kanë marrë përsipër të përfaqësojnë.

23:02 Lifestyle

Folmë, o tablet!

Asistentë dixhitalë të smartfonëve, apo kompjutera që evoluo...

Lajmet e fundit nga