LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shkelet Moratoriumi i Pyjeve/ Prerjet vijojnë në Durrës

4 Mars 2016, 22:21, Politikë CNA

Kreu i Departamentit të Pyjeve dhe Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi ka denoncuar shkeljen e Moratoriumit të Pyjeve. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Malltezi ka shpërndarë foton e pemëve të prera në pyllin e Rezervatit të Rrushkullit. Malltezi shton se Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako po përdor bandat për vepra të tilla kriminale, ndërsa shton se pasojat i paguajnë qytetarët.

Postimi në Facebook nga Kreu i Departamentit të Pyjeve dhe Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi

Moratoriumi i Prerjeve te Pyjeve ne veprim!!! Ja prerjet e pyllit te sotme ne Rezervatin e Rrushkullit! Shtet palaco qe kap nje fshatar qe shet nje qese spinaq nderkohe qe ben masaker ne mushkrite tona diten per diell per gjysmagjelet qe i pjellin florinj rames. FASADA: Moratorium prerjeve, REALITETI: Prerje edhe ne zona te mbrojtura nga bandat e pushtave te shtetit. Vangjushi po perdor bandat per te mbush qeset qe duhet t’i dorezoje shefit dhe keto i paguajme ne me mushkrite tona. E gezofshi moratoriumin dhe Gjushin!

Lajmet e fundit nga