LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama-Mogherinit: Nuk i hapim kufijtë për sirianët, por nuk do të ngrëmë as mure!

4 Mars 2016, 07:00, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se vendi ynë nuk do të hapë kufijtë për emigrantët sirianë. Në konferencën e përbashkët për shtyp me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Europian, Ferderica Mogherini, kryeministri tha se Shqipëria nuk do të krijojë barriera. ?Shqipëria është një vend i vogël, por asnjëherë nuk i ka bërë bisht përgjegjësisë së vet me partnerët tanë. Jemi besnikë të vlerave dhe parimeve të Europës, por ne nuk do të hapim kufijtë, por nuk do të ngrëmë as mure. Jemi të gatshëm të marrim përgjegjësinë brenda një plani europian. Kjo është një sfidë europiane, nuk është sfida e Greqisë, as e Italisë dhe aq më pak e Shqipërisë. Është sfidë e BE dhe brenda kësaj jemi edhe ne, që për momentin jemi E pa B, por megjithëse nuk e kemi atë B jemi sjellë si qytetarë europianë, ndërkohë që të tjerë që e kanë atë B përpara janë sjellë si të kategorisë B përballë parimeve dhe vlerave europiane?, u shpreh Rama.

Lajmet e fundit nga