LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Berisha-mazhorancës: Po bëni grusht shteti brenda shtetit

3 Mars 2016, 10:59, Aktualitet CNA

Ish-kryeminsitri Sali Berisha ka akuzuar mazhorancën se po bën grusht shteti brenda shtetit. Gjatë fjalës së tij në fillim të seancës parlamentare, Berisha u shpreh se ardhja e deputetit Armando Prenga është tronditja më te madhe në historinë e parlamentit.

?Parlamenti i vendit njohu javën që kaloi tronditjen e tij më të madhe në historinë e ekzistencës së tij si parlament pluralist. Parlamenti ka njohur situata shumë të rënda, por ajo e javës së kaluar ishte një situatë që mund të çonte vendin drejt një konflikti të gjerë. Provokimi më i ulët që ju i bëtë opozitës, duke sjellë vrasësit në parlament për të votuar për ministrat tuaj. Është një akt që detyron çdo deputet të opozitës të mendojë për një zgjidhje përfundimtare. Cila është ajo, tjetër punë. Akte të tilla, pas 2 vitesh janë aktet më të shëmtuara që zhysin vendin në konflikt të hapur civil me mungesën totale të përgjegjësisë. Ju adaptoni doktrinën e krimit të dobishëm, kurse ne krimin e konsiderojmë të shëmtuar. Bazuar në krimin e dobishëm ju sillni vrasës në parlament.

Ju keni një vullnet të sëmurë për të përdorur atë mandat për të vjedhur pasuritë e shqiptarëve. Çfarë na lidh me këtë parlament? Çfarë detyre kemi ne? Një pushtet moral kemi ne. Ju asgjësoni kushtetutën, asgjësoni opozitën që gjithë fuqinë reale në këtë parlament e ka në atë nen. Unë gjykoj se parlamenti është, ja u them me keqardhjen më të madhe, buzë katastrofës dhe dezintegrimit. Ka mënyra shumë të thjeshta për dezintegrimin e tij. Unë ju them se është ditë e zezë ajo e dezintegrimit të tij. Nuk mund të sillni njerëz sapo kanë vrarë e plagosur para nesh. Në vendet demokratike kudo ekziston një ligj i konfliktit të interesit, që nuk lejon mandatmbajtësit, familjarët e tyre të plaçkitin pronën publike. Kurse këtu kjo është bërë ligj?, deklaroi Berisha.

 

Lajmet e fundit nga