LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video/ Donald Lu: SHBA ka ndaluar hyrjen dhe refuzuar vizat për gjykatësit e korruptuar

2 Mars 2016, 18:34, Aktualitet CNA

Ambasadori amerikan Donald Lu ka deklaruar se disa gjykatësve të korruptuar në Shqipëri iu është ndaluar hyrja në SHBA si dhe iu janë refuzuar vizat. Në kuadër të programit të Ambasadës së SHBA-ve për t’iu përgjigjur Pyetjeve të qytetarëve, Donald Lu i është përgjigjur pyetjes së parë të dërguar nga Glorjan Jahjaj, i cili i drejtohet ambasadorit  se pse SHBA nuk ndërhyn direkt tek politikanët shqiptarë të korruptuar.

“Vitin e kaluar ne pamë se si partitë politike hoqën disa kandidatë kriminelë nga zgjedhjet. Politikanët e tjerë të korruptuar apo me të shkuar kriminale janë arrestuar apo kanë dhënë dorëheqjen.” tha Donald Lu. Së fundmi qeveria e SHBA-së u ka ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara disa gjykatësve të korruptuar duke iu refuzuar dhe anuluar vizën.” shtoi Ambasadori amerikan Lu.

Video e publikuar nga Ambasada amerikane në Tiranë

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=Xg_YwqEE1K4″ width=”560″ height=”315″]

Lajmet e fundit nga