LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Njeriu që i kurseu jetën Hitlerit/ Një akt human, rezultoi në një gabim fatal

2 Mars 2016, 22:45, Aktualitet CNA

Analet e historisë, janë plot me momente fatale, të cilat studiuesit i referohen si ?po sikur?? e mëdha të historisë, ku nëse ngjarjet do të kishin marrë një devijim të vogël në rrjedhën e tyre, do të kishin qenë krejtësisht të ndryshme. Një moment i tillë ndodhi në ditët e fundit të Luftës së Parë Botërore në fshatin francez Markuanzh, duke përfshirë ushtarin 27-vjeçar britanik Henri Tandej nga Uoruikshajër dhe tetarin 29 vjeçar Adolf Hitler nga Braunau i Austrisë.

Tandej shërbeu me Batalionin e II të Afrikës së Jugut. Ai luftoi në Betejën e parë të Ipresit në tetor 1914, dy vjet më vonë u plagos në këmbë gjatë Betejës së përgjakshme të Somës, dhe pasi u kurua një një spital ushtarak në Angli transferohet në Batalionin e 9-të në Flandër, ku dhe u plagos sërish në Pashendale në nëntor të vitit 1917?

Lajmet e fundit nga