LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Të shtëna me armë zjarri në Durrës/ Plagosen 2 persona

1 Mars 2016, 18:50, Aktualitet CNA

Dy persona kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme në Durrës si pasojë e një konflikti me armë. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në një lokal në afërsi të Ujësjellësit në qytetin bregdetare. Burimet bëjnë me dije se njëri prej të plagosurve është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa tjetri është jashtë rrezikut për jetën. Paraprakisht nuk dihen motivet dhe rrethanat e ngjarjes. Ndërsa policia po punon për të zbardhur detajet e këtij krimi.

Lajmet e fundit nga