LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Publikohen dokumente të Bin Ladenit

1 Mars 2016, 21:25, Kosova & Bota CNA

Osama bin Laden, i cili urdhëroi sulmet e vitit 2001 të al-Qaidës kundër Shteteve të Bashkuara, në të cilat u vranë rreth 3 mijë njerëz, ka lënë një testament. Në testamentin e tij ai thotë se ka një pasuri personale me vlerën e 29 milionë dollarëve, pjesën më të madhe të të cilave ai do që të shpenzohet ?për xhihad, për hir të Allahut?.

Shtetet e Bashkuara e bënë publik testamentin e Bin Ladenit sot, pjesë e 113 dokumenteve të gjetura në kompleksin e tij në Abbottabad të Pakistanit, kur pesë vjet më parë atë e vranë komandot amerikane gjatë një sulmi.

Dokumentet, të shkruara në arabisht, të përkthyera dhe të deklasifikuara nga agjencitë amerikane të zbulimit, bënin pjesë në grupin e dytë të dokumenteve të publikuara, të cilat anëtarët e forcave ?Seals? të marinës amerikane i morën nga vendi ku banonte Bin Ladeni me gruan dhe të afërm të tij. Shtetet e Bashkuara thonë se kanë në plan të publikojnë edhe dokumente të tjera të Bin Ladenit gjatë muajve të ardhshëm./VOA

22:17 Kosova & Bota

Armëpushimi në Siri

Armëpushimi në Siri që filloi sot, është respektuar në përgj...

Lajmet e fundit nga