LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Londra, qyteti më i shtrenjtë për të jetuar dhe punuar

1 Mars 2016, 21:05, Kosova & Bota CNA

Londra është renditur qyteti më i shtrenjtë për të jetuar dhe punuar nga Savills, agjencia e pronave të patundshme, duke kaluar Nju Jorkun dhe Hong Kong-un. Savills krahasoi koston totale vjetore të marrjes me qira të banesës dhe zyrës për një person në disa nga qytetet kryesore të botës.

Ajo gjeti se Londra është qyteti më i shtrenjtë në botë, një titull që ka pasur që nga qershori i vitit 2014. Një personi i kushton £ 80.777 një shtëpi dhe zyrë me qira në Londër, më shtrenjtë se në Nju Jorku, por më shumë se dyfishi në qytete të tjera anglisht-folëse si Sydney, Los Angeles dhe Çikago.

22:17 Kosova & Bota

Armëpushimi në Siri

Armëpushimi në Siri që filloi sot, është respektuar në përgj...

Lajmet e fundit nga