LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-Skandali i STOP u denoncua ne citynews/ Martohesh brenda ditës me 1000 euro

29 Shkurt 2016, 19:50, Aktualitet CNA

Në Konsullatë shqiptare në Milano mund të martohesh brenda ditës në këmbim të 1000 eurove. Emisioni investigativ “Stop” ka publikuar rastin e korrupsionit, denoncuar nga citynews, ku vetem duke siguruar video STOP tregon përmes sekserëve tregohet se 800 euro shkojnë për konsullen.

Për të lidhur martesë në Itali është e rëndësishme lëshimi i Konfirmit për Lidhje Martesore nga ana e Konsullatës.  Por para se konsullata të japë konfirmimin e saj duhet ë bëhen shpalljet për lidhje martese në bashkitë apo komunat në Shqipëri, procedurë që zgjat rreth dy javë.

Video-denoncimi tregon se si sekseri premton në këmbim të  1000 eurove mbylljen e të gjitha procedurave, që vajza  të rezultojë e martuar me dokumenta.  Nga 1000 euro, sekseri thotë se 800 shkojnë për konsullen. Dhe gazetarja e infiltruar arrin të ?martohet?. Dokumenti që shihni në video mban firmën e Konsulles së Përgjithshme Luljeta Çobanaj.

Ndërkohë një javë më parë citynews publikoi një letër të ardhur në redaksi, ku listoheshin problemet në Konsullatën e Milanos.  Në kete leter denoncuese flitet per veprime qe pretendohen si abuzime.Nderkohe STOP me vonese por me ze dhe figure verteton denoncimin e citynews

VIDEO

Denoncimi i citynews dhe dokumentat

1.Dokument per martese kundrejt nje ryshfeti pre 1000 eurosh.

Konsullja ka leshuar vërtetim ne kundershtim me procedurat si dhe te personave qe jane te denuar dhe aktualisht te burgosur ne Itali. Kemi Rastine e nje personi te burgosur ne burgun e Reggio Emilias-s qe prej dates 30.04.2015 dhe eshte i denuar edhe ne Shqiperi per krime te renda. Ai ka bere kerkese per pasaporte biometrie ne 2011, por nuk eshte pajisur me pasaporte per shkak te bllokimit te procedures se Ministrise se Brendshme. Konsullja e ka firmosur dhe leshuar dokumentin ne gusht te vitit 2015, per nje qytetar qe jo vetem nuk kishte pasaporte, por nuk mund te paraqitej ne Konsullate per kryerjen e procedures, sepse ishte i burgosur.

2. Konsulli Faik Dishnica i emeruar ne muajin shtator te vitit 2014 leshon dokumente kosullore me pulle te ricikluar. Ne dokumente nuk vendoset pulla originale, por nje kopje me ngjyren e pulles e perpunuar me kompjuter. Ky lloj dokumenti nuk regjistrohet dhe normalisht nuk regjistrohet dhe per te nuk perdoret pulla e takses se vene nga shteti, dhe normalisht pagesa e bere per te nuk shkon ne kasen e shtetit, por ne xhepin e Dishnices. Dokumentin e kemi edhe origjinal ne posedim.

3. Po ashtu si specialiste konsullore eshte emeruar z. Teuta, e cila nuk prezantohet ne pune, por merr rrogen.

4. Po ashtu bashkeshortja e shoferit Hamide Nela, ka dy vite qe merr rrogen si operatore e pasaportave pa ushtruar asnjehere kete profesion ne zyrat konsullore. Zonja Nela nuk ka llogari per aplikim ose shperndarjen e dokumenteve biometrike nga kompania Aleat

5. Po ashtu per rastet e dokumentave te vdekjeve qe nuk merren para u jane marre para.konsullata milano leter (1)konsullata milano leter (2)konsullata milano leter (3)konsullata milano leter (4)konsullata milano leter (5)konsullata milano leter (6)konsullata milano leter (7)konsullata milano leter (8)konsullata milano leter (9)konsullata milano leter (10)konsullata milano leter (11)konsullata milano leter (12)konsullata milano leter (13)konsullata milano leter (14)

 

Lajmet e fundit nga